Piktura nacionaliste serbe e cila paraqet Kosovaren me shtambë uji duke ia shuar etjen një luftëtari në Betejën e Kosovës, është riprodhuar në një version tjetër në të përjavshmen e Beogardit NIN.
Kjo “pikturë”, e bërë si fotografi, e ka shndërruar Kosovaren në Hashim Thaçi ndërsa luftëtarin serb që pi ujë nga shtamba, si Aleksandar Vuçiç.
Mesazhi ironik i fotos së bërë pikturë, duket të jetë i qartë: Presidenti i Kosovës e shpëton Kryeministrin e Serbisë.
Ndoshta edhe aludimi për tensionet e ngritura ndërmjet dy vendeve në kohë të fundit me autorët e tyre. (b.an)











