• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikollaqi i erzave do të bëhet kryetar i Bashkisë së Himarës

by Arben Llalla
21/09/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miku i Neranxit ish-zëvendësambasadori i Greqisë në Tiranë, Kostantinos Piperigos ka qenë personi që ka përpiluar dosjet politike e të ashtëquajturave “prona të Himarës”.

Nga Arben Llalla

I gjithë aktiviteti i kohëve të fundit të Nikollaq Neranxit rreth problemit të pronave të shqiptarëve në Himarë lidhet me prapavijën politike të tij për të kandiduar për kryetar i Bashkisë së Himarës, i lidhur nga koalicioni i mundshëm PD-PBDNJ. Kuptohet që matematikat e Neranxit për të fituar nuk dalin, sepse në Himarë PDIU ka vota të konsiderueshme dhe kështu Nikollaqi ka nisur sulmin kundër bërthamës së kësaj partie.

Në shkrimin e tij Neranxi botuar tek “Panorama” më 20 shtator, ai përpiqet që problemin e pronave dhe të prishjes së disa objekteve pa leje nga ana e qeverisë së Edi Ramës, ta zhvendosë tek problemi i Çështjes Çame, tek shqiptarët që janë me origjinë nga Çamëria.

Tek e fundit çfarë halli ka Neranxi me Çështjen Çame apo me çamët? Përse Neranxi me shkrimin e tij po nxit urrejtje të paqenë midis shqiptarëve të Himarës dhe shqiptarëve me rrënjë nga Çamëria?

Në letrën dhe lapsin e tij, Nikollaq Neranxi nuk merret me problemin e pronave të himariotëve, por më shumë ai është përqendruar tek problemi që shqiptarët nga Çamëria që kanë me pronat e tyre në Greqi. Ai ngatërron pronat e shqiptarëve brenda shtetit të tyre me pronat e shqiptarëve jashtë kufinjve politikë duke bërë paralele të rreme. Nëse shqiptarët kanë shtetësi greke, kjo nuk do të thotë se kanë kombësi greke. Prandaj, Athinës nuk i takon të fusë hundën në punët e brendshme të Shqipërisë rreth prishjeve të ndërtimeve pa leje, në rastin e Himarës. Atëherë ç’i hyn në punë Nikollaq Neranxit që na tregon llogje kafenesh apo shet paragjykime, të cilat gatuhen në zyrat e informacion-propagandës së Greqisë?

Asnjë shqiptar nga Çamëria nuk ka shkruar qoftë edhe një shkrim kundër shqiptarëve të Himarës, madje as kundër minoritarëve të ndershëm grekë.

Nikollaq Neranxi na tregon për një familje shqiptare himariote që ka rritur një shqiptar nga Çamëria dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Për këtë veprim sa njerëzor të familjes Qirici ndaj Ramadan Bubeqit të gjithë jemi krenarë dhe mirënjohës. Shqiptarët e Çamërisë i janë mirënjohës familjes Qirici. Kjo mirënjohje është e njohur botërisht. Shoqata “Çamëria” e Shqipërisë e nderoi me një dekoratë të lartë familjen Qirici, të cilën e tërhoqi Lluk Jani Qirici në qershor të vitit 2015 në Vlorë. Ishte vetë kryetari i partisë kombëtare PDIU, Shpëtim Idrizi që e dha këtë vlerësim të lartë në praninë edhe qindra shqiptarëve të Vlorës, Çamërisë, Himarës. Prandaj, Nikollaq Neranxi bën mirë që ngjarjen e familjes Qirici mos ta keqpërdori, mos ta keqinterpretojë, por ta tregojë ashtu siç është në të vërtetë.

Nikollaq Neranxi këto ditë është pak i mërzitur, sepse njëri nga miqtë e tij të ngushtë që i kishte premtuar mbështetjen për kandidimin si kryetar i Himarës, u largua nga Shqipëria. Fjala është për zëvendësambasadorin e Greqisë në Tiranë, Kostantinos Piperigos. Diplomati në fjalë ka qenë personi që ka përpiluar dosjet politike e të ashtëquajturave “prona të Himarës”. Pra, çdo keqinformim për Athinën, Bashkimin Europian apo vendeve të tjera rreth prishjes së disa objekteve pa leje dhe gjendes politike në Himarë mban nënshkrimin e këtij diplomati, i cili pati miqësi të ngushtë me Neranxin.

Në përfundim të shkrimit të tij Nikolaq Neranxi jep këshillat për çamët që mos t’ju prishin shtëpitë himariotëve. Por, çështja është se asnjë shqiptar me rrënjë nga Çamëria nuk ka patur apo ka pretendime pronësore në Himarë. Ç’punë kanë çamët me pronat në Himarë, kur ata nuk kanë asgjë në dorë, as në qeveri, as në ndonjë lloj pushteti? Por, këtë Neranxi i erzave nuk e sqaron, anipse nuk kursehet në vrerin ndaj shqiptarëve të Çamërisë./27.al

Next Post
Sulmi me makinë të blinduar ndaj policisë, Çako takim me vartësit në Elbasan

Sulmi me makinë të blinduar ndaj policisë, Çako takim me vartësit në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com