• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikolla sfidoi Bashën për librat, ja reagimi i PD…

by A R
30/08/2017 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD Lulzim Basha akuzoi Lindita Nikollë për radhët e prindërve për blerjen e librave shkollrë. Ai tha se skema abuzuese e shpërndarjes së librave ka sjellë këtë situatë ndërsa propozoi shpërndarjen falas të librave.

Pas reagimit të Lindita Nikollës për akuzat e PD-se lidhur me tekstet shkollore dhe ftesen e saj drejtuar kyedemokratit Basha, vjen pergjigja nga ana e PD-se.

Me nje deklarate per mediat, ne emer te PD-se, deputeti Luçiano Boçi, e quan ftesën e Nikolles arrogante.

Deklarata e plotë 

Partia Demokratike ka përcjellë këto ditë shqetësimin e mijëra familjeve, veçanërisht atyre me të ardhura të pakta, për çmimet e rritura të teksteve shkollore të arsimit të detyrueshëm dhe sistemin klientelist të shpërndarjes së tyre. Përgjigjja e Ministres së Arsimit Nikolla për këtë shqetësim ishte jo vetëm arrogante, por edhe dëshmi e injorancës së saj mbi përgjegjësinë e detyrës që ushtron.

Të gjitha procedurat e hartimit, shpërndarjes dhe vendosjes së çmimit për tekstet shkollore edhe këtë vit si çdo vit tjetër janë kryer nga Ministrja Nikolla.

Për shkak të indiferencës së saj ndaj interesit publik e paaftësisë së saj dhe stafit të saj, të gjitha këto procedura janë bërë me vonesë dhe në mënyrë amatore, çfarë ka sjellë mungesë tekstesh, sistem klientelist shpërndarjeje me pak pika, çmime të rritura, dhe në shumë raste tekste me cilësi të dobët.

Qëndrimi ynë për këtë çështje është i thjeshtë: prioriteti i qeverisë duhet të jetë mbështetja e arsimit fillor, duke ofruar falas tekstet shkollore. Qëndrimi i ministres dhe shefit të saj ka qënë po ashtu i qartë: prioriteti kanë qënë rindërtimi i fasadës së ministrisë dhe blerja e kolltuqeve luksoze për zyra, për të cilat kanë harxhuar miliona euro.

Nëse, siç shprehet, Ministrja është e gatshme të përmirësohet, le ta fillojë reflektimin duke lënë kolltukun e zyrës për të takuar prindërit. I gjen ata në rradhët e gjatë, në mes të vapës, duke harxhuar kursimet e mbledhura me mund për diçka që duhet të ishte falas.

E ardhmja e vendit kërkon që qeveria të ketë prioritet librin dhe jo kolltukun. Hapi i parë për këtë gjë është propozimi ynë për tekste falas për të gjithë fëmijët në arsimin e detyrueshëm.

Next Post
Çudia te Bylisi, futbollisti stërvitet një ditë dhe…

Çudia te Bylisi, futbollisti stërvitet një ditë dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Shqiptarët pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

August 14, 2026
Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

August 14, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

August 14, 2026
PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

August 14, 2026
Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Gjyqi i nënës amerikane transmetohet live, Ndreca: Në Shqipëri mbyllim drejtësinë në emër të privatësisë

August 14, 2026
Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

August 14, 2026
Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

August 14, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Miti i mërgimtarit si daja nga Amerika

August 14, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt kategorisë A! Zgjerohet në 4 korsi, ndryshon limiti i shpejtësisë

Kufizohet sot dhe nesër qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës, ja orari

August 14, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

Shqipëria, një vend që dëshpëron

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com