• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikolla për kërcënimin e Konit: Politika të qëndrojë larg

by Java News
19/04/2016 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbyllje të fushatës zgjedhore në institucionet e arsimit të lartë ka folur dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Nëpërmjet një deklarate publike, kërcënimin e kandidatit për rektor Mynyr Koni ajo e ka konsideruar si situatë të kapërcyer falë gatishmërisë dhe profesionalizmit të institucioneve të shtetit. Po ashtu, Nikolla e përgëzon deklaratën e rektoratit të Universitetit të Tiranës të nënshkruar nga disa profesorë të spikatur.

“Dëshiroj të përshëndes sot deklaratën e rektoratit të Universitetit të Tiranës, të nënshkruar nga disa prej profesorëve më të spikatur të sistemit universitar në Shqipëri. Bashkohem me thirrjen e profesorëve për vijimin e garës të hapur, transparente dhe të ndershme, për drejtuesit e ardhshëm të universiteteve në mbarë vendin. Në garën për të zgjedhur drejtuesit e departamenteve, dekanët, senatorët dhe rektorët, sfida e vetme janë shkalla akademike dhe platformat për cilësi në arsimin tonë të lartë. Kjo është një garë pa ndërhyrje nga qeveria apo politika. E tillë ka qenë gara deri dy ditë më parë kur, fatkeqësisht, ndeshëm një problem të vështirë e totalisht të pakëndshëm, i cili, për fat të mirë, u kapërcye menjëherë falë gatishmërisë dhe profesionalizmit të institucioneve të shtetit”, thuhet në deklaratën e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Në përfundim të deklaratës së saj ajo u ka bërë thirrje partive politike të rrinë larg këtyre zgjedhjeve; po ashtu u ka kërkuar stafeve akademike dhe studentëve që ta mbyllin këtë garë si proces zgjedhor model.

“U bëj thirrje edhe partive politike, sidomos disa politikanëve që tregojnë padurim për ta përdorur politikisht çdo gjë, që të qëndrojnë larg zgjedhjeve në universitete. Universiteti është një hapësirë autonome ku politika nuk ka vend. Universiteti është një institucion që përgatit brezat e rinj, gjeneratën tjetër. Të nderuar pedagogë e studentë, ju bëj thirrje ta përmbyllim garën si një proces zgjedhor model ku fitojnë më të mirët”, përfundon deklarata e Nikollës.

BW

Next Post

Zgjoheni natën?! Ora se kur ju del gjumi tregon se ku është problemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 14 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba në 1 javë në Tiranë

Burg për parkim dysh, avokati: Ndryshimet në Kodin Penal duhet të diskutohen, qytetarët duhet të informohen

January 29, 2026
Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Pse po sulmohet Edi Rama prej disa shqiptarëve për vizitën në Izrael?

January 29, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Monolog për të fshehur të vërtetën”, Beqiri: Meta, skenar me Berishën për të vrarë protestuesit e 21 Janarit

January 29, 2026
Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

January 29, 2026
Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

January 29, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Reshje shiu intensive në të gjithë territorin, erë dhe dëborë në disa zona

January 29, 2026
Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In