• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikolla: Brenda nëntorit instrument ku prindërit mund të bëjnë denoncime

by A R
28/10/2017 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është përuruar në qytetin e Rrëshenit, përfundimi i punimeve për rikonstruksionin e Shkollës së Mesme të Përgjithshme të qytetit. Në aktivitet morën pjesë Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë së Rrëshenit, Ndrec Deda. Investimi që arrin shumën e 120 milionë lekëve është kryer sipas të gjitha standardeve evropiane, ku përveç ambjenteve mësimore,  shkolla është e pajisur me palestër dhe fusha të posaçme sportive.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, pasi ka falënderuar pushtetin vendor për kryerjen e investimit, deklaroi se qeveria dhe MASR në veçanti do të ndërmarrin një sërë masash për të rritur cilësinë e shkollës,  por edhe transparencën e procesit mësimor. “Unë do t’ ju përkrah dhe do jem krah jush për çdo kërkesë dhe nevojë tuajën: si biblioteka, mjete didaktike etj.Ne duam ta kthejmë shkollën në një pikë rëndese të komunitetit.

Qeveria ka shpallur si prioritet mësuesit, e unë jam shumë e lumtur për këtë angazhim të Kryeministrit. Mësuesit janë heronjtë tanë dhe duhen çmuar e vlerësuar për tu dhënë peshën dhe vendin që meritojnë në shoqëri.Por ky është dhe angazhim e përgjegjësi për ju, ne do jemi aty krah jush për çdo gjë: kualifikim, mbështetje me rritjen e pagës, trajnime e aftësime dhe çdo gjë që do të përkthehet në arritje të nxënësve”, tha Znj Nikolla.

Duke e zbërthyer me detaje reformën e re në strukturën e Arsimit Parauniversitar, Ministrja Nikolla deklaroi se kjo reformë ka dy komponentë: transparencën dhe pjesëmarrjen e prindërve direkt në procesin e mësimdhënies, si dhe inspektimin e vazhdueshëm dhe rritjen e cilësisë së mësuesve.

“Reforma në arsim është mision, nuk ka reformë në arsim nëse ka mësues që dhunojnë apo që shkelin etikën. Nuk mund të pretendojmë se ofrojmë standard evropian të cilësisë në arsim, nëse nuk kemi mësues të atyre standardeve. Brenda nëntorit ne do të ofrojmë një instrument në duart e prindërve për të denoncuar dhe për tu paraprirë problematikave që shfaqen në ambjentet e shkollave tona. Ne nuk mund të lejojmë që shfaqje banale të një apo dy mësuesve, të jenë fytyra e arsimit”.

Në lidhje me rritjen e nivelëve të mësuesve, Ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, theksoi se nuk do të ketë më blerje të krediteve me lekë nga mësuesit, por do të ngrihet një strukturë e re dhe me standarde evropiane që do të trajnojë arsimtarët.

“Zyrat arsimore do të ristrukturohen thelbësisht, do ju rikthejme inspektimin,si dhe do të ngremë në nivel rajonal një sistem inspektimi.Nuk mund të lejojmë, që të rrëshqasin problemet pa i vënë re. Ndarja dhe organizimi i ri do të sjellë një nivel të lartë transparence,  efiçencë dhe përgjegjshmëri institucionale”, tha ministrja.

Nikolla, gjithashtu ka bërë të ditur edhe një nga objektivat e reja që ka vënë Ministria, për të lehtësuar ngarkesën si për nxënësit, por në veçanti për familjet. “Një tjeter angazhim yni është tu ofrojmë fëmijëve mundësinë të përgatisin detyrat e shtëpisë në shkollë, ky është një angazhim i ri i yni për të ofruar barazi në përgatitjen arsimore për ditën e nesërme”, theksoi ministrja, e cila elaboroi më me detaje përsosjen e shkollës si qendër komunitare, ku prindërit do të përfshihen në procesin e përzgjedhjes së teksteve dhe funksionimit të shkollës.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Mirditës, Ndrec Dedaj, u shpreh se gjimnazi është shprehje tjetër e vizionit për arsimin dhe edukimin e fëmijëve. Kryebashkiaku i Mirditës në fjalën e tij bëri edhe një thirrje për stafin e mësuesve, nxënësve dhe prindërve të këtij gjimnazi.

“Është një shkollë me standarde europiane. i bëj thirrje mësuesve, nxënësve dhe prindërve të këtij gjimnazi që me këtë investim europian të sillemi në mënyrë europiane në mënyrë që ta mirëmbajmë këtë shtëpi të përbashkët të dijes.”/a.m.

Next Post

Tensionohet situata në Katalonjë, Puigdemont thirrje popullit për qëndresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

October 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 Tetor 2026

October 28, 2026
Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

October 28, 2026
Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

October 28, 2026
Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

October 28, 2026
Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

October 28, 2026
Çupi: Goditja ndaj Presidentit, sulm i Kushtetutës. Akti i Rithemelimit, zgjatim i Berishës

Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In