• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikolla-Ademi: Forcojmë bashkëpunimin midis universiteteve shqiptare dhe maqedonase

by A R
15/03/2016 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, priti sot në një takim ministrin e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, Rektorin e Universitetit të Shkupit, Velimir Stojkovskin dhe Zv.Dekanen për Shkencën në Fakultetin e Veterinarisë të Universitetit të Shkupit, Zehra Hajrulai Musliu.

Ministrja Nikolla, në bashkëbisedimin me homologun e Maqeonisë, nënvizoi faktin se “Universiteti i Tiranës është një nga universitetet më cilësorë të vendit që ka shumë marrëveshje bashkëpunimi dhe që angazhohet për zgjerimin e mëtejshëm të tyre me universitete të reja ashtu edhe për konsolidimin e bashkëpunimeve ekzistuese. Reforma ligjore dhe implementimi i saj  do të shënojë një stad të ri në drejtim të punës kërkimore shkencore dhe bashkëpunimit ndëruniversitar gjithashtu”. Ministrja konfirmoi mbështetjen institucionale për çdo nismë që ndihmon në këtë drejtim.

Ndërsa ministri Ademi tha se “Maqedonia ka disa fusha ku e shikon me prioritet bashkëpunimin me Shqipërinë dhe universitetet shqiptare, të tilla si shkencat teknike dhe inxhinierike, shkencat mjekësore dhe ato të gjuhësisë dhe veçanërisht të gjuhës shqipe”.

Edhe Rektori i Universitetit të Shkupit, Velimir Stojkovskin, shprehu falenderimet për mundësinë e takimit. Gjithashtu ai nënvizoi se Universiteti i Shkupit ka shumë bashkëpunime me universitete në mbarë boten, por ka gjithashtu një bashkëpunim shumë të mirë me Universitetin e Tiranës, Universitetin Bujqësor, Universitetin e Gjirokastrës, Elbasanit e Korçës.

Vizita në Tiranë e ministrit të Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti i Shkupit ka me Universitetin e Tiranës dhe nënshkrimin nesër të një marrëveshjeje të re ndërmjet tyre.

Next Post

Pranga 39 vjeçarit, pjesë e grupit të heroinës ku bënte pjesë i ndjeri Arjan Selimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In