• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikoll Lesi: Protesta e të premtes e pamëshirshme…konflikti me të vrarë e të plagosur!

by S M
18/06/2019 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikollë Lesi ka bërë një shkrim pas publikimit të përgjimeve nga BILD ku thotë se pas tyre protesta e opozitës do të jetë e pamëshirshme duke paralajmëruar të vrarë dhe të plagosur.

Sipas botuesit të Koha Jonë, nëse kryedemokrati Lulzim Basha do të shoqërohet në prokurori për të dhënë llogari mbi lobimin rus në SHBA, kjo do ta bënte atë automatikisht kryeministër.

“Sot gazeta më e madhe në Europë, gjermania BILD, publikoi përgjime të reja. Para disa ditëve ajo nxori përgjimet e kryebashkiakut durrsak Vangjush Dako me Abdylajt, të cilët cilësohen nga PD si bandë kriminale. Ndërsa sot doli edhe kryeministri në komunikime. Natyrisht Edi Rama ishte i kujdesshëm, por nëse zbërthen gjithë zinxhirin e emrave të tjerë të përgjuar që rrotullohen afër kryeministrit, del e qartë se si janë blerë votat. Me presione, oferta, pazare dhe me bandat.

Kjo është më se e qartë. Me Durrësin bëri si bëri kryeministri dhe sikur e kaloi pa hyrë ferr në këmbë, pasi prokuroria nuk heton, por ishte media që ia nxori bojën PS-së dhe kryeministrit. Megjithatë Durrësin e arkivoi për ca kohë, Edi Rama.

BILD sot ia prishi humorin kryeministrit. Edi Rama duket nga mënyra se si reagon për gjyq ndaj gazetarit gjerman, se ndjehet keq. E di se publiku është tejet i bindur se si janë blerë votat në 2017, falë edhe miopisë politike të PD-së, kur bëri marrëveshjen e 18 majit. Sondazhet tregojnë se mazhoranca është në pikiatë të frikshme elektorale, ndaj edhe po synon të marrë të gjitha bashkitë, shpejt e shpejt, pa kandidatë opozitarë.

Ndërkohë prokuroria nxitoi të spostojë vëmëndjen duke njoftuar publikisht se ka ndërmend të marrë me forcë liderin e opozitës Lulzim Basha, çka vetëm i shton pikët atij, duke e kthyer në hero, nëse e arreston. E bën automatikisht kryeministër. Por prokuroria ka urdhër nga kryeministri. Kjo dihet, kjo e nxjerr atë organ politik. Të premten është protesta e opozitës, e cila siç duket do jetë radikale dhe e pamëshirshme.

BILD thotë se të enjten, një ditë para protestës, do të nxjerrë prapë përgjime. Problemi është se shteti është angazhuar në blerjen e votës për PS-në. Kjo është e kundraligjshme dhe e zhvlerëson pushtetin e Edi Ramës.

Situata po precipiton nga dita në ditë, shumë keq. Kryeministri nuk ha pykë fare, nuk don asnjë ulje në tavolinë për të gjetur udhën e arësyes sëbashku me Presidentin dhe opozitën. E do konfliktin, pasi mendon se nga konflikti mund të ringrihet, duke ia faturuar opozitës pasojat e përplasjes, ku për dreq mund të ketë të vrarë dhe të plagosur.

Edi Rama duhet të gjejë shtigjet e mirëkuptimit politik dhe të mendojë për shtetin e popullin e jo për karriken e tij.

Filxhani i kafesë nuk i del mirë duke parë britmat e Elisa Spiropalit!”, shkruan Lesi. (TemA)

Next Post
Lleshaj hedh poshtë akuzat e PD-së: S’kam informacion që është kërcënuar Basha

Lleshaj hedh poshtë akuzat e PD-së: S'kam informacion që është kërcënuar Basha

Comments 1

  1. Lili says:
    7 years ago

    Kriminel.Ti vrave dhe u lepive bythen vrasesve te tu.O gjaksor,O luftenxites.Keshtu bere edhe ne 1997. Por kohet kane ndryshuar gjakpires i popullit tend.Kur do te zhdukesh o kolere? Mallkuar qofsh dhe ta befshin mishin copash bijte e ketyre qebdo vrasesh ti me dt..21 qershor.Mallkuar aibgji qe ka rritur perbindshin gjaksor tek ty.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, mediat: Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, mediat: Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In