• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nikolin Jaku: Mungon dëshira për punë. Klosi: Thelbi te arsimi profesional

by A R
03/02/2016 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri ka punë, por shqiptarët nuk kanë shumë dëshirë të punojnë.

Kjo ka qenë vërejtja që kanë theksuar kryesisht përfaqësuesit e biznesit, pjesëmarrës në tryezën e organizuar nga IOM dhe MMSR, me temë “Nxitja e mundësive të përshtatshme për punësim dhe mbrojtjes së punëtorëve migrantë në Shqipëri”.

Në fjalën e tij në këtë takim, kreu i Dhomës Kombëtare të Tregtisë, Nikolin Jaku ka theksuar se realisht, në vendin tonë ka punë, por se në shumicën e rasteve ajo refuzohet për shkaqe që lidhen më shumë me dëshirën e shqiptarëve për të punuar, sesa me pagën apo edhe me kushtet e tjera.

Ndaj ai theksoi se mbetet sfidë rikthimi dëshirës së qytetarëve shqiptarë te puna.

“Edhe në vendet e rajonit, fqinjë me ne, nuk është se ka paga më të larta sesa te ne, por atje ka një dëshirë të theksuar për të punuar. Realisht, kjo është një sfidë dhe duhet të kthehet tashmë në eficiencën e fuqisë punëtore për t’iu përgjigjur zhvillimit ekonomik dhe rentabilitetit familjar. Kjo pasi në Shqipëri ka punë, por nuk ka shumë dëshirë për të punuar”, – tha Jaka.

Thuajse në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i shoqatës së sipërmarrësve “BiznesAlbania”, Luan Bregasi, i cili po ashtu theksoi se biznesi ka nevojë për punëtorë.

“Ka ardhur koha dhe momenti për rekrutime profesionale dhe etike, sepse edhe tregu i brendshëm dhe ai i huaj kanë nevojë për profesione dhe zanate e tashmë ka ardhur koha edhe nga pikëpamja e përmirësimit të legjislacionit. Ndaj dëshiroj të bëj me dije për këtë auditor që MMSR së bashku me shoqatat e biznesit ka përgatitur ligjin e zanateve, pra për të nxitur dhe stimuluar profesionet. Tregu ka nevojë për profesione, ne kemi nevojë për punëtorë, por nuk kemi punëtorë të kualifikuar”, – tha Bregasi.

Ndërkohë që nga ana e tij, ministri i MSR-së, Blendi Klosi se punësimi i denjë dhe zhvillimi cilësor i forcës së punës do jenë në fokusin e kësaj ministrie edhe për vitin 2016.

Për këtë qëllim, ai theksoi se është e nevojshme rritja e bashkëpunimit mes institucioneve shtetërore dhe agjencive private të punësimit, jo vetëm për të krijuar mundësi punësimi, por edhe për të garantuar kushte dhe siguri për të punësuarit.

“Tregu shqiptar i punës vuan mospërputhjen midis zanateve që kërkohen nga biznesi me formimin e papërshtatshëm profesional të punëkërkuesve. Për këtë arsye, qeveria shqiptare i ka kushtuar rëndësi të posaçme reformimit të sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional për ta harmonizuar atë më mirë me kërkesat e tregut të punës. Kjo do të thotë që krahas modernizimit të shkollave profesionale dhe qendrave të formimit profesional, ne duhet të garantojmë që çdo profil i tyre i shërben tregut të punës dhe i ndihmon nxënësit dhe kursantët të punësohen më pas. Dua të përmend këtu vetëm një shifër: niveli i të punësuarve pas përfundimit të arsimit profesional është 22% më i lartë sesa i atyre që përfundojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm. Kjo tregon qartë se Shqipëria ka nevojë për profesionistë”, – tha ministri Klosi.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në vitin 2015 janë punësuar edhe rreth 30 mijë punëkërkues nga zyrat e punësimit dhe se synimi është që për vitin në vijim ky numër të rritet e në të njëjtën kohë të plotësohen edhe kërkesat e biznesit në kohë dhe me cilësi.

Next Post

“Merri këto se në hotel po shkojmë”, arrestohet shoferi i dehur që tenton korruptimin e policit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
Gjin Gjoni me të njëjtin qëndrim si Berisha: PS dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, ndryshe mund t’ua sulmojmë selitë

Gjin Gjoni me të njëjtin qëndrim si Berisha: PS dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, ndryshe mund t’ua sulmojmë selitë

February 21, 2026
Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In