Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka deklaruar në raportimin e tij në KS të OKB-së për Kosovën se pesë vjet më parë kishte vendosur t’i bashkohej dialogut me zyrtarët nga Kosova, por për shkak të asaj që ka përjetuar Serbia gjatë këtij dialogu “nuk e di a e kam bërë më të mirën”.
“Që dialogu të ishte kuptimplotë, duhet të bazohet në dëshirën e sinqertë për zgjidhjen e problemeve mbi bazën e kompromisit dhe nuk guxon të keqpërdoret si platformë për të imponuar interesat e njërës palë, dhe sigurisht jo për të imponuar shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, të cilën Serbia nuk do ta pranojë kurrë”, ka deklaruar Nikoliç, raporton Koha.net. (b.an)