• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nikoliç i kërkoi Ban Ki-Moon të pengojë pranimin e Kosovës në UNESCO

by
30/09/2015 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka kërkuar mbështetjen e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon për pengimin e pranimit të Kosovës në UNESCO.

Siç raportojnë mediet serbe, ai është takuar me sekretarin e përgjithshëm të KB, Ban Ki-moon, dhe sipas këtij burimi gjatë takimit ata janë pajtuar se shkatërrimi i trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë do të ishte një krim dhe se kjo nuk duhet të lejohet, transmeton Koha.net. Nikoliç ka kërkuar mbështetjen nga sekretari Ban të pengohet pranimi i Kosovës në UNESCO “Do të ishte një krim i madh nëse do të shkatërrohej trashëgimia kulturore serbe në Kosovë e Metohi”, citon Tanjugu të ketë thënë presidenti serb Nikoliq.”Prandaj Serbia po bën përpjekje të mëdha që të pengojë pranimin e Kosovës në UNESCO. Prandaj presim mbështetjen e të gjithë atyre që punojnë me ndërgjegje që trashëgimia kulturore serbe, që njëherësh është edhe botërore, të mbrohet”, theksohet se i ka thënë Nikoliqi sekretarit Ban gjatë takimit të djeshëm me të në New York. Sipas medieve serbe Ban Ki-moon është pajtuar me presidentin serb Nikoliq se shkatërrimi i trashëgimisë serbe në Kosovë do të ishte një krim i tmerrshëm dhe se kjo nuk duhet të lejohet.

Në raportimet e medieve serbe thuhet se sekretari Ban ka uruar Serbinë për kontributin e madh në stabilizimin e situatës në rajon.

Next Post

Shqipëri – Serbi, kjo është koreografia kuqezi (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com