Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, është shprehur i brengosur me shtetet që promovojnë dhe e përkrahin pavarësinë e Kosovës. Nikoliç, i cili ka pranuar kërkesën e Turqisë për ndërmjetësimin në normalizimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Ankarasë, ka thënë se është e dhimbshme për Serbinë kur miqtë e saj promovojnë pavarësinë e Kosovës.
“Është e dhimbshme për ne kur miqtë tanë promovojnë pavarësinë e Kosovës. Në lidhje me këtë, në mendje kam edhe Turqinë”, ka thënë ai. Ndërsa, Nikoliç ka pranuar ftesën e kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, për t’i asistuar Turqisë në mosmarrëveshjen me Rusinë.









