• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nikaragua përndjek gazetarët, por BE-ja ia ka liberalizuar vizat! Kosovës ende jo

by A R
14/08/2022 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blerta Ahmeti

“Pa asnjë media të pavarur në vend dhe me përjashtim të çdo gazetari të huaj, Nikaragua është shndërruar në një ‘vrimë të zezë informacioni”, thotë Natalie Southwick nga Komuniteti i Mbrojtjes së Gazetarëve, në një përgjigje për gazetën amerikane Los Angeles Times.

Gazeta i ka kushtuar një artikull regjimit autokratik/diktatorial të Daniel Ortegas, i cili nga një revolucionar u kthye në një autokrat dhe nga 2007 mban postin e presidentit.

Titulli i artikullit të LA Times e shpjegon më së miri situatën atje.

“As Orwell-i s’do mund ta ëndërronte një vend si ky: gazetarët ikin nga Nikaragua”.

Këtë artikull e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, duke kujtuar një fakt rreth këtij shteti që lidhet edhe me Kosovën.

E tillë si është Nikaragua, Bashkimi Evropian ia ka liberalizuar vizat, ndryshe nga sa ka bërë me Kosovën.

“Gazetarët e huaj s’mund të futën në Nikaragua, por Bashkimi Evropian ia ka garantuar regjimit brutal të Ortegas liberalizimin e vizave në Zonën Schengen”, shkruan Selimi.

“Pyes shokët e mi evropianë, çfarë kushtesh ka plotësuar Nikaragua që s’i ka plotësuar Kosova? Rendin dhe Ligjin? Demokracinë e shëndoshë dhe të drejtat e njeriut?”, ka shtruar pyetje retorike Selimi.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave nga BE-ja.

U besua se në Samitin e fundit në Bruksel regjimi i vizave do të hiqej, meqë kishte një klimë pozitive se kosovarët tashmë meritojnë lëvizje të lirë, por nuk ndodhi.

Përndryshe, Kosova është vendi që ka pasur më së shumti kushte të caktuara nga Komisioni Evropian për liberalizim të vizave, mbi 90, dhe të gjitha i ka plotësuar.

Në vitin 2018 Komisioni Evropian kishte konstatuar se Kosova s’ka më kushte për liberalizim të vizave dhe gjithashtu Parlamenti Evropian kishte dhënë rekomandim pozitiv.

Por, Këshilli i Ministrave, aty ku merret vendimi politik për heqjen e vizave ende nuk është gati, pasi shtete si Holanda e Franca vazhdojnë të jenë skeptike në raport me Kosovën.

Next Post
Gaqo Bushaka e Mit’hat Fagu me pensione qesharake: Mendohemi 100 herë për të paguar 1 kafe…

Gaqo Bushaka e Mit'hat Fagu me pensione qesharake: Mendohemi 100 herë për të paguar 1 kafe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In