Rreth 5 mijë persona që mbaheshin peng në bazat e organizatës terroriste ‘Boko Haram’, janë liruar nga forcat rajonale të Afrikës Perëndimore.
Sipas mediave të huaja, mes personave që mbaheshin peng kishte edhe gra dhe fëmijë.
Operacioni i lirimit të pengjeve zgjati më shumë se shtatë ditë dhe përfundoi me shkatërrimin e militantëve të organizatës terroriste, të fshehur në malet përgjatë kufirit mes Nigerisë dhe Kamerunit.
a.ç