• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nico Rosberg heq dorë nga Formula 1

by Java News
02/12/2016 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kampioni i Botës Nico Rosberg njoftoi se është tërhequr nga Formula 1, pasi e përmbushi ëndrrën e tij. Vendimi i Rosberg për t’u tërhequr u njoftua në Facebook, në më pak se një javë pasi ai fitoi titullin e tij të parë.

“Gjatë viteve të fundit të garave kam pasur vetëm një ëndërr, një ‘gjë’ të vetme, ajo që të isha kampion i Formula 1. Përmes një pune të vështirë, dhimbje, lodhje, kam pasur vetëm atë qëllim në kokë. Dhe tani unë atë e kam prekur. Unë u ngjita në majën kryesore, tani jam në kulmin e tij dhe emocioni im i fortë aktualisht është mirënjohja e thellë për të gjithë ata që më kanë mbështetur për të përmbushur ëndrrën time “, ka shkruar Rosberg 31-vjeçar.

Rosberg, të dielën, fitoi titullin botëror në Abu Dhabi edhe pse përfundoi i dyti. Piloti gjerman fitoi nëntë gara nga 21, sa ekzistojnë në kampionatin e Formula 1.

“Kur kam fituar në Suzuka, nga momenti kur fati i titullit ishte në duart e mia, filloi të më rritet dhe presioni dhe mu atëherë unë mendova për ta përfunduar karrierën time, nëse do të bëhesha kampion. Të dielën në Abu Dhabi e dija se kjo do mund të ishte gara ime e fundit dhe meditimi më bëri të ndihesha gati për të pastruar dyshimin në kokën time. Atë e bëra të hënën në mbrëmje. Pas një ditë, ia njoftova vendimin (gruas) Vivian dhe George-s (Nolte, nga ekipi i menaxhimit të Rozberg). E vetmja gjë që e bën të vështirë vendimin është mungesa që do kem nga Formula 1, por ata e kuptojnë”, tha Rosberg, përgatiti BETA.

Ai shkroi se tani do të gëzojë këtë moment, dhe shpejt do të vendosë se me çfarë do të merret.

I biri i kampionit të botës të vitit 1982 Keke Rosberg, Nico e bëri debutimin e tij në F1 për Williams në Grand Prix e Bahrein në vitin 2006, duke përfunduar në vendin e shtatë. (b.an)

Next Post
Çfarë nuk u dëgjua në Kuvend/ “Sali të dua”, ” S’ke faj, ka kohë që s’të punon…”, “O Nastradin shkarravinash”

Çfarë nuk u dëgjua në Kuvend/ "Sali të dua", " S’ke faj, ka kohë që s’të punon…", "O Nastradin shkarravinash"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In