• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngujuar nga gjakmarrja, familja prej 4 vitesh jeton në kontejner

by A R
16/10/2023 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Stop” udhëtoi drejt fshatit Shesh, ku një familje e ngujuar tashmë është në qiell të hapur. Një banor anëtar i kësaj familjeje, tregon, se prej vitit ‘98 janë të ngujuar, pasi babai ka vrarë një person për çështje nderi.

Prej faktit, që nuk mund të dalin, nuk kanë mundur të bëjnë aplikim, pasi tërmeti iu dëmtoi shtëpinë. Prej kjo familje 4 vitesh jeton në kontejner, pa ditur, se çfarë do të ndodhë me shtëpinë e tyre.

“Aplikim nuk kanë bërë sepse jemi të ngujuar me hasëm që prej vitit 1998. Procedurat e aplikimit duan shumë kohë që të mbarojnë. Për këtë arsye, të hasmërisë nuk kemi dalë, nuk kemi arritur t’i mbarojmë këto procedura. I kemi bërë kërkesë bashkisë dhe nuk na ka dhënë ndonjë rezultat. Thjesht na përcjellin. Kemi qenë edhe tek kjo çadra këtu. Është shumë e vështirë, shumë në gjendje të keqe jemi. Edhe prindërit janë të moshuar, të sëmurë. Është shumë e vështirë. Kërkojmë që të na ndihmoni, kemi parë që keni ndihmuar shumë familje në nevojë. Jemi të ngujuar, por në qiell të hapur”, tha denoncuesi.

“Stop” u drejtua në Njësinë Administrative Ndroq, për të pyetur, nëse është ndihmuar kjo familje dhe na thonë, se ajo nuk ka certifikatë pronësie për shtëpinë dhe gjithashtu nuk është bërë aplikimi.

“Nuk ka paraqitur asnjë lloj dokumenti, edhe në fazat më mbrapa për interesimin e bonusit të strehimit, nuk ka paraqitur një dokument për banesën që ka ekzistuese. Është vënë në dijeni për pjesën e dokumentit të pronësisë. Pas kësaj faze që nuk ka përfituar nga programet e tërmetit, është interesuar për banesë sociale. I jemi drejtuar shërbimit social, deri tani nuk kemi një përgjigje. Nuk ka pasur edhe shumë kohë që ka bërë këtë kërkesë në njësi, por akoma nuk e kemi përgjigjen për strehim në banesën sociale”, tha përfaqësuesi në njësinë administrative.

Njësia pret përgjigje nga Bashkia, për t’i strehuar në qendër sociale. Në shkresën e bashkisë thuhet, se për t’i dhënë zgjidhje problemit, i janë drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

/a.r

Next Post
Rama, një aktor që i shfrytëzon të gjitha dhuntitë e veta

Rama, një aktor që i shfrytëzon të gjitha dhuntitë e veta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

Rusët për sportistët e tyre: Neutraliteti si tradhti kombëtare

February 23, 2026
Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

Kurti pas takimeve me Abdixhikun dhe Hamzën: S’ka ende emër për presidentin, synojmë shmangien e zgjedhjeve

February 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Institucionalizimi i barazisë së shqiptarëve

February 23, 2026
Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

Berisha: Tirana ishte në duart e kryengritësve paqësorë, organizata kriminale e Ramës meriton shekuj burg dhe dënime

February 23, 2026
Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

Ministri Salla prezanton planin e masave për minimizimin e dëmeve nga reshjet, ndërhyrje në infrastrukturën kulluese

February 23, 2026
Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In