Kryeministri Edi Rama ka dënuar pengimin e zhvillimit të mësimit në Universitete.
Sipas kreut të qeverisë pas kësaj maskarade qëndron politika, e cila ka iniciuar nje agresion te dhunshem ndaj Universitetit
“U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve, që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët
Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student”, shkruan Rama
Javanews/ a.cupaj