• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngrohtësia e borës

by A R
08/10/2017 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

I.
Ka rënë borë. Ka rënë borë. Ka rënë borë. Të gjithë e shohin – dhe të gjithë e shohin veten të thirrur që këtë lajm t’ia japin botës. Kjo është lehtë. Përmes mediave sociale. Borë. Borë në natyrë dhe borë në zemrat tona, por edhe ngrohtësi. Një ngrohtësi tjetër, larg asaj ngrohtësie, madje vape që deri para pak ditësh na prezantohej me fotografi. «Hej, jemi në shtator dhe ne po notojmë në plazhet e jugut të Shqipërisë». Me këso rrëfimesh njerëzit argëtonin publikun deri para pak ditësh. Sot paskësh rënë borë në Kosovë dhe gjetiu në viset e Ilirisë, siç do të shkruante Ali Podrimja.

II.
«Bora e merr ngrohtësisht në krah tërë zhurmën, ajo ndërton një shtëpi, ku gjithçka ecën qetësisht», shkruan shkrimtari zviceran Robert Walser. Për një çast bora, kurdo që bie, mbulon zhurmën e kohës. Andaj është aq e ngrohtë. Mbulon zhurmën e debateve të kota, mbulon llafet e zgjedhjeve lokale, vendimet qeveritare, i hedh përmbi një shtresë sheqeri izolimit, ndihmon të harrojmë vizat, integrimet europiane, Serbinë, hashashin e Lazaratit, kandidatët për asambletë komunale anekënd Kosovës, kandidatët për kryetarë komunash, kryetarët e komunave që duan të sundojnë më tutje dhe për të na treguar sa shumë kujdesen për miletin pak ditë para zgjedhjeve lokale fillojnë të shtrojnë asfalt apo të vendosin ndonjë poç elektrik, të dëlirin parqet e pakta, të prezantojnë projekte gjigante, të cilat nuk do të realizohen kurrë. Fushatë!

III.
Në romanin «Bora» të shkrimtarit Orhan Pamuk protagonisti Ka, një poet, kthehet nga Gjermania në qytetin anadollak Kars me një mision: të hetojë vetëvrasjet enigmatike të grave për shkak të ndalimit të shamive në Universitet. Në Kars mbretëron luftë. Jo luftë me armë, por luftë vlerash. Islamistët kundër modernistëve. Gratë konservatore në luftë civile për shamitë e tyre. Një vend duke u ballafaquar mes traditës dhe epokës bashkëkohore. Zoti Ka mbetet i izoluar për tri ditë për shkak të borës që bie pandërprerë. Por, bora e ndryshon, e zbut ambientin. Dhe romani ndërtohet me fjali të lehta si fjolla të borës. Ka, poet që jeton në ekzilin gjerman, arrin ta zbulojë sekretin e ekzistencës së tij në një fjollë dëbore. Një përrallë moderne.

IV.
Që të mos largohemi nga Turqia letrare. Azis Nesini, autor i dëgjuar, ka një tregim («Plaku prej bore»), në të cilin këtë reshje atmosferike e lartëson në simbol të sheqerit, bukës, miellit. Fillon kështu: «Ishte dita e fundit e vitit. Bёnte shumё ftohtё. Pas njё jave shkollat do tё mbylleshin. Atё ditё Mehmeti nuk kishte shkuar nё shkollё. Babai i Mehmetit ishte i sёmurё nё spital. Nёna dhe motra e madhe punonin nё njё fabrikё. Pёrveç tё dielёs, ditёve tjera nё shtёpi nuk kishte njeri. Atё ditё Mehmeti ishte vetёm. I heshtur, ai sodiste nga dritarja borёn e butё qё binte. Mehmeti, nuk e kishte ndezur sobёn, ndaj ndiente tё ftohtё. Kishte edhe uri, po pёrtonte tё shkonte pёr tё ngrёnё diçka nё kuzhinёn pa zjarr. Mehmeti ishte njё fёmijё qё thurrte shumё ёndrra. Ç’do tё bёhej sikur nga qielli, nё vend tё borёs tё binte miell!? Bora binte ashtu si pluhur sheqeri. Çfarё do tё bёhej sikur nё vend tё borёs tё binte sheqer? Sikur nё vend tё borёs tё binte miell, tё varfёrit do ta mblidhnin miellin dhe kishin pёr ta bёrё bukё. Sikur nё vend tё borёs tё binte sheqer? Sikur nё vend tё borёs tё binte sheqer, tё varfёrit do ta mblidhnin sheqerin dhe do ta bёnin ёmbёlsira, pasta. Por ç’kishin pёr tё bёrё atёherё shitёsit e miellit, mullisët, furrtarёt, sheqerxhinjtё, pastiçierёt?»

V.
Ka rënë borë. Ka rënë borë. Ka rënë borë. Andaj thurni ëndrra. «Dua tё dal maj malit, tё shoh gjithё Arbёrinё, / vёllezёrit shqiptarё, qё venё nё pun’e vinё, / burrat trima me besё dhe shpirtmir’e punёtorё, / dhe fushatё gjithё lule e maletё me dёborё». (Naim Frashëri).

Next Post
Veliaj në Prishtinë, prezanton Tiranën përmes 5 historive

Veliaj në Prishtinë, prezanton Tiranën përmes 5 historive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

October 20, 2026
Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

October 20, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 20 tetor 2026

October 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

October 20, 2026
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com