• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngritja e SPAK, Ibrahimi: Ndërkombëtarët janë pjesë e çdo etape të këtij procesi

by Java News
08/07/2019 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi sot intervistat me kandidatët për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. I pari që dha intervistën ishte Altin Dumani, drejtues i komanduar i Apelit për Krime të Rënda. Pas tij, ishin  Anita Jella prokurore e Durrësit, Anton Martini prokuror tek Krimet e Rënda dhe prokurori Arben Kraja.

Janë 23 kandidatë në total kandidatë për SPAK që do ti nënshtrohen intervistimit. Procesi do të zgjasë deri me 12 korrik.

Pas seancave dëgjimore, kreu i KLP shpjegoi se pse nuk ishin të hapura për median siç ishte njoftuar më herët.

“Ka pas një keqkuptim lidhur me deklaratën e parë. Intervistat janë regjistruar me audio dhe video, por jo që të bëhen publike. KLP është i prirur të jetë i hapur”, deklaroi Ibrahimi.

Kreu i KLP është pyetur nëse ndonjëri nga kandidatët rrezikon të bëhet pjesë e SPAK, pasi mund të ngecë në Vetting. Ibrahimi nuk e përjashtoi rrezikun, duke thënë se KLP merret me profesionalizmin, ndërsa Vettingu me integritetit. Më tej, ai shtoi se i gjithë procesi është ndjekur edhe nga ndërkombëtarët.

“Rreziku ekziston, aftësia profesionale dhe integriteti shkojnë pranë-pranë. Ky proces synon profesionalizmin, ndërsa Vettingu integritetin. Kam besimin që të dy proceset do shpien drejt rezultateve të njëjta.

Ndërkombëtarët janë pjesë e çdo etape të këtij procesi, kanë folur një për një, kanë punuar krah për krah. Ata nuk mund të japin pikë në fund, por ne nuk mund të fluturojmë përtej gjetjeve të procesit.

Ne duam të marrim më të mirën e kandidatëve, meraku ynë ishte që po të bëhej publik procesi i intervistimit, kandidatët nuk do të ishin të lirë. Morëm një mendim për vështirësitë që kanë hasur ndaj proceseve gjyqësore.

Ata dhanë arsyet dhe motivet për të konkurruar, si psh., që vlerësimi këtë radhë do të jetë maksimal. Edhe procesi i përzgjedhjes, kujtojmë si përzgjidheshin prokurorët e Krimeve të Rënda dikur, është si nata me ditën me tani. Besimi i tyre te procesi ishte një arsye kryesore për të konkurruar”, u shpreh kreu i KLP.

Pas intervistimit do të bëhet pikëzimi i 23 kandidatëve të mbetur në garë.

Kreu i KLP-së ka deklaruar se SPAK mund të krijohet edhe me një numër minimal anëtarësh, edhe më pak se 10, në varësi të vendimit që do të marrë KLP.

Ndërkohë, përsa i përket procesit të vettingut, deri më tani e kanë kaluar vetëm 10 nga 23 kandidatët e mbetur, ndërsa pritet që t’a kalojnë edhe prokurorët e mbetur.

Ibrahimi ka deklaruar se procesi në përgjegjësi të KLP-së pritet të përfundojë përgjatë muajit korrik.

g.kososvari

Next Post
Vranë kalimtarin me bukë në dorë/ Mbeten në burg 5 të arrestuarit për përplasjen me armë në Kavajë

Vranë kalimtarin me bukë në dorë/ Mbeten në burg 5 të arrestuarit për përplasjen me armë në Kavajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend

March 15, 2026
Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

Trump u kërkoi të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut: Do ta “vlerësojmë me kujdes”

March 15, 2026
Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

March 15, 2026
Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

March 15, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In