• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngritja e “Shtëpisë së Shqiptarit”, Majko me diasporën në Kanada

by Java News
09/03/2018 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Diasporën gjendet në një vizitë pune në Kanada ku po zhvillon takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe zyrtare të qeverisë.

Në takimet e zhvilluara me përfaqësuesit e “Bashkësisë Shqiptare Kanadeze” dhe Shoqatës së Shqiptarëve të Hamiltonit, Ministri e cilësoi diasporën në Kanada si një fenomen, për shkak të grumbullimit të madh të intelektualëve dhe vlerësoi modelin e integrimit të shqiptarëve atje, si një prej më te suksesshmëve. Ministri u njoh me projektin për ngritjen e “Shtëpisë së Shqiptarit’, qendra që do t’i dedikohet aktiviteteve kulturore e gjithashtu mësimit të gjuhës shqipe.

Majko informoi të pranishmit lidhur me hapat e ndërmarrë në bashkëpunim me Kosovën, për ta trajtuar komunitetin shqiptar si një të tërë. U fol për marrëveshjet dypalëshe lidhur me diasporën, si ato për hapjen e qendrave të përbashkëta kulturore në të gjithë boten dhe për fushën e arsimit. “Nëse nuk do të kujdesemi për identitetin tonë do të humbasim mijëra të rinj pa bërë asnjë luftë’, ishte komenti i Majkos.

Ndërkaq, në takimin me kreun e Asamblesë Legjislative të Ontarios z. Dave Levac, Ministri vlerësoi përfshirjen e gjuhës shqipe në programin shkollor në këtë rajon dhe kërkoi shtrirjen e këtij standardi kudo ku jetojnë shqiptarët në Kanada. Z. Levac shprehu gatishmërinë e tij për të mundësuar një dialog konstruktiv me autoritete e rajoneve të tjera por edhe me ato të qeverisë federale.

U fol gjithashtu për bashkëpunime mes universiteteve të të dyja vendeve për programe të shkëmbimit studentor. Te dy zyrtarët u dakordësuan se nëse i ashtuquajturi ‘brain drain’ kanalizohet siç duhet, kjo i shërben si vendit të origjinës ashtu edhe shtetit pritës.  Të enjten  Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës organizuan një pritje në nder të dy Ministrave të Diasporës, Pandeli Majko dhe Dardan Gashi dhe gjithashtu përfaqësuesëve të komunitetit shqiptar në Ontario./a.m.

Next Post
Tjetër tragjedi në sportin italian, ndërron jetë 17-vjeçari

Tjetër tragjedi në sportin italian, ndërron jetë 17-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com