Kuvendi do të zhvillojë një seancë jashtë radhe të hënën në orën 18:00. Në rendin e ditës është parashikuar ngritja e komisioneve që do të bëjnë procesin e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Mbetet te shihet sesi do te veprohet me krijimin e komisionit ad hoc te parlamentit dhe me listen e kandidaturave, pasi ne te dyja rastet duket se ka mungesa.
Rendi i ditës:
Kuvendi mblidhet në seancë plenare ditën e hënë, 6.3.2017, ora 18.00
Rendi i ditës
1. Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokuroreve”
ma.me










