• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, KLP thirrje prokurorëve: Kush ka kaluar vettingun, të aplikojë për vendet vakante

by Ardit Rada
06/10/2020 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ditës së sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur mbledhjen plenare të radhës nëpërmjet platformës online.

Në këtë takim KLP-ja  ka bërë thirrje edhe njëherë për të gjithë prokurorët që kanë kaluar procesin e vettingut që të aplikojnë për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Po ashtu në  takimin e sotëm është marrë vendimi që gjyqtarët që zgjidhen në Gjykatën Kushtetuese mund të rikthehen në detyre si prokuror pas mbarimit të mandatit.

Njoftimi:

Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line Zoom. Mbledhja është zhvilluar në prani të 8 anëtarëve dhe në mungese të znj. Nurihan Seiti si dhe në prezencë të përfaqesuesëve të Ministrisë së Drejtësisisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Seanca ka nisur me miratimin e procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 30.09.2020.

Me propozim të Kryetarit të Këshillit, z. Gent Ibrahimi dhe me miratimin e të gjithë anëtarëve të pranishëm në seancën plenare, rendit të ditës i është shtuar dhënia e interpretimit ligjor nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkesës së prokurorëve për verifikimin e mundësisë e rikthimit në sistemin e prokurorisë të prokurorëve pas mbarimin të mandatit në Gjykatën Kushtetuese. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të bëj një thirrje publike me anë të një deklarate, të gjithë prokurorëve të vendit të cilët kanë kaluar procesin e vettingut me vendim të formës së prerë të aplikojnë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese deri në datën 14 Tetor 2020, kohë kur mbaron afati për pranimin e aplikimeve. Këshilli deklaron se dispozitat të sipërpërmendura përbëjnë një bazë ligjore të mjaftueshme për t’i garantuar  prokurorëve që pas mbarimin e mandatit në Gjykatën Kushtetuese, ata do të rikthehen në sistemin e prokurorisë me kërkesën e tyre në një pozicion barasvlershmen me statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Me propozim të Komisionit të Disiplinës, Këshilli vendosi pezullimin e procedimit disiplinor nr. 251/31, dt. 21.07.2020 i filluar ndaj magjistratit ___ , me detyrë Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.  Ky pezullim ka efekt deri në administrimin nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të vendimit gjyqësor përfundimtar të Gjykatës së Apelit Durrës në lidhje me kallëzimin penal ndaj prokurorit ____.

Ky vendim i njoftohet brenda 5 ditëve prokurorit ____ dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet i anonimizuar në faqen zyrtare të Këshillit.

Pasi u njoh me relacionin shpjegues të përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi raportin për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Julian Zonja, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Një kopje të këtij raporti i dërgohet menjëhere Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

/e.rr

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In