• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngriti trofeun e Europa League në qiellin e Dublinit, Gjimshiti flet pas suksesit me Atalantën

by A R
23/05/2024 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me shiritin e kapitenit në krah, Berat Gjimshiti ishte lideri i fitores 3-0 të Atalantës në Dublin përballë Bayer Leverkusen, dhe në festën legjitime i takoi atij të ngrite në qiell të parin trofe europian për klubin bergamesk.

Por me thjeshtësinë që e karakterizon ylli i kombëtares shqiptare nguroi ta ngrite trofeun e Europa League i vetëm dhe bëri pjesë të gëzimit të tij kapitetin e Atalantës, Marten De Roon, i cili e ndoqi finalen nga stoli për shkak dëmtimi.

Gjesti i Gjimshitit ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave, ndërsa vetë ai pranoi pas ndeshjes se nuk e kishte imagjinuar kurrë më parë të ngrinte një trofe për Atalantën me shiritin në krah.

“Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh pas finales së humbur të Kupës është i pabesueshëm. Morali nuk ishte më i miri, por tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura. Shiriti? Jam krenar, sot mësova se do të mbaj shiritin në krah. Por grupi është fantastik, sot nuk kishte histori, luajtëm shumë mirë dhe e merituam. Tifozët na mbështesin gjithmonë, edhe nëse kemi humbur finalet e tjera, por sot shkoi mirë. Të gjithë të mirë, këta tifozë e meritojnë suksesin. A do e imagjinoja kur iu bashkova Atalantës? Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien”, u shpreh ai.

Gjimshiti më pas thuri elozhen për teknikun bergamesk, Gianpiero Gasperini duk thënë se ardhja e tij solli një filozofi të re në klub.

“Ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë më të mirën e tyre. Pastaj disa vite më vonë fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Ligën e Europës, më shumë Kupën e Italisë. Por sot e meritojmë të gjithën.”

/a.r

Next Post
Taravari merr “Shëndetësinë”, Gashi, kryeparlamentar! Dalin emrat e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

Taravari merr "Shëndetësinë", Gashi, kryeparlamentar! Dalin emrat e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In