• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ngrihet SME Albania, struktura që mbështet sipërmarrësit

by A R
24/01/2017 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Tiranë është prezantuar SME ALBANIA, një strukturë e cila ofron një platformë edukimi dhe trajnimi, që furnizon me njohuri e informacion dhe mbështet sipërmarrësit në arritjen e sukseseve në aktivitetet e tyre.

Asetila Koestinger, eksperte e SME Albania tha se ky Institut ofron një platformë edukimi dhe trajnimi, që furnizon me njohuri e informacion e që mbështet sipërmarrësit në arritjen e sukseseve në aktivitetet e tyre. “Do të doja të shikoja sa më shumë produkte e shërbime shqiptare, jo vetëm në vendet fqinje, por edhe supermarketet e vendeve më të largëta.

Ndërsa,  Brunilda Paskali, nënkryetare e Bashkisë së Tiranës tha se SME është një hallkë që i mungon skenës së sipërmarrjes shqiptare, e cila do të ofrojë të gjithë informacionin e shërbimet e nevojshme për sipërmarrrësit.

Sipërmarrjet, janë rezultat i ambicies së sipërmarrësit për të krijuar diçka të re: kjo ambicie transformohet në një ide dhe më pas, ideja kthehet në produkt apo shërbim.

Shumë pak nga sipërmarrjet, kryesisht të vogla, arrijnë të rriten dhe të kalojnë në nivelin tjetër. Sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm në sektorët e manifakturës dhe shërbimeve kanë nevojë për edukim, njohuri, konsulencë dhe trajnime për përmirësimin dhe rritjen e aftësive të tyre.

Njohuritë, konsulenca dhe informacioni i duhur i mbështet ata në ndjekjen e aktiviteteve të përditshme që rrisin biznesin dhe fuqizojnë ndërmarrjen duke e bërë një konkurrente të denjë në tregun lokal, rajonal e ndërkombëtar. Sipërmarrësit janë gjithmonë të gatshëm të përballen me sfida të reja dhe të mësojnë nga segmente të ndryshme.

Ky Institut do ti ofrojë mundësi sipërmarrësve të mësojnë dhe të njihen me praktika e koncepte të reja gjatë drejtimit të bizneseve të tyre, në mënyrë që të kenë mundësi të adresojnë problematikat, që lindin në sektorët dhe bizneset përkatëse shkruan ATA.

Do të zhvillohen mekanizma mbështetjeje dhe programe të reja të zhvillimit të biznesit që ndihmojnë sipërmarrësit aktualë dhe të ardhshëm në rritjen e biznesit të tyre he zhvillimin e kapaciteteve. Sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm kanë nevojë të rrisin njohuritë e tyre vazhdimisht lidhur me mundësitë në Shqipëri dhe në tregjet ndërkombëtare, zhvillimet në sektorët përkatës, menaxhimin financiar dhe formulimin e strategjive që rrisin shitjet dhe fitimet.

Krahas programeve të trajnimit dhe seminareve, Instituti SME Albania do të zhvillojë takime midis sipërmarrësve në sektorin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe zyrtarëve të lartë në sektorin publik, si ministri të linjës, ambasadat e huaja në Shqipëri, si dhe ekspertë në fusha të ndryshme.
Një rëndësi e veçantë do ti jepet sipërmarrjeve Start-up dhe gruas sipërmarrëse.

Aktivitetet kryesore të Institutit do të përfshijnë ndër të tjera mbështetje në draftimin e projekt-propozimeve (projekte të BE-së dhe donatorëve të tjerë), mbështetje për aplikime në programe të BE-së, etj./a.m.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi 25 Janar 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Rama vijon ftesën për dialog, vendos stola betoni para Kryeministrisë

VIDEOLAJM / Rama vijon ftesën për dialog, vendos stola betoni para Kryeministrisë

October 22, 2026
Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

October 22, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In