• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ngrihet Gjykata e Posaçme! 45 vende japin fonde për të hetuar krimet e luftës në Ukrainë

by A R
15/07/2022 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimet e luftës në Ukrainë nuk do mbeten pa ndëshkuar.

Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar rreth 45 vendeve të tjera që kanë rënë dakord të koordinojnë hetimet për krimet e luftës që akuzohet se ka kryer Rusia në Ukrainë. Holanda ka ngritur madje mundësinë e krijimit të një gjykate të posaçme për këtë. Takimi ndërkombëtar në Hagë zhvillohej ndërsa u njoftua një tjetër raund sulmesh vdekjeprurëse me raketa ruse në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra tha se drejtësia duhet të vendoset ndaj mizorive të dyshuara ruse në Ukrainë – ndoshta duke ngritur një gjykatë speciale për t’i gjykuar ato.

“Ashtu siç e kuptoj unë, ne duhet ta plotësojmë boshllëkun dhe ICC-ja (Gjykata Penale Ndërkombëtare) nuk e ka juridiksionin. Kështu që unë mund të imagjinoj se do ta shikojmë mundësinë e krijimit të një gjykate të tillë”, tha zoti Hoekstra. “Si Holandë ne do ta shqyrtojmë. Ndoshta nuk do të jetë e lehtë. Ka avantazhe që ta bëjmë këtë me sa më shumë miq nga komuniteti ndërkombëtar…”

Ukraina ka bërë thirrje tashmë për një gjykatë të tillë – të ngjashme me ato të ngritura për të gjykuar mizoritë e kryera gjatë gjenocidit në Ruandë ose në ish-Jugosllavi.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti këtë kërkesë nëpërmjet një lidhjeje videofonike gjatë takimit të së enjtes në Holandë, të titulluar “Llogaridhënia për Ukrainën”.

Vendet pjesëmarrëse premtuan 20 milionë dollarë për të mbështetur Gjykatën Penale Ndërkombëtare të OKB-së (ICC), dhe ekspertë të tjerë që hetojnë mizoritë e dyshuara të lidhura me konfliktin e nisur nga Rusia në Ukrainë.

Rusia ka mohuar të ketë vendosur në objektiv civilët në Ukrainë.

ICC-ja nuk ka juridiksion për të ndjekur penalisht autorët e dyshuar, sepse as Ukraina dhe as Rusia nuk janë vende anëtare të gjykatës.

Por prokurori i ICC-së Karim Khan tha se gjykata kishte mjete të fuqishme për të ndihmuar në vendosjen e drejtësisë dhe se koordinimi midis vendeve ishte kyç.

“Kjo duhet të shkojë përtej Ukrainës, sepse çdo jetë ka rëndësi. Asnjë popull i botës nuk është më i çmuar se njerëzit e tjerë”, tha zoti Khan.

Duke folur në emër të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, e dërguara e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Uzra Zeya tha se mizoritë për të cilat akuzohet Rusia në Ukrainë, u ngjasojnë atyre që ajo ka bërë në vende të tjera.

/a.r

Next Post
Rama shpërndan pamjet nga Gjirokastra: Qyteti i gurtë ka marrë një përmasë të re turistike

Rama shpërndan pamjet nga Gjirokastra: Qyteti i gurtë ka marrë një përmasë të re turistike

Comments 3

  1. Lili says:
    4 years ago

    Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë njësoj.1. Per krimet e luftës dhe genocidin që SHBA dhe NATO kanë kryer ndaj njerëzimit.2. Për krimet e SHBA dhe NATO që kanë kryer ndaj Japonisë ( Hiroshima dhe Nagasaki), në Ukrainë, Guatemala Indonezi Kuba Vietnam Laos Libi Tunizi,Siri Afganistan Irak Palestinë El Salvador Granada Panama.

    Reply
  2. NAMIKU says:
    4 years ago

    Hahaha, ku tjeter?

    Reply
  3. Rebaniu says:
    4 years ago

    Urdheruesit Ruse patjater duhet te pergjgjen. Presidenti Zelenski nuk flet kot, ka fakte

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In