• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngrihet “Fshati i Festave”, Veliaj: Dhuratë për fëmijët e Tiranës

by Java News
12/11/2018 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si shumë kryeqytete të Europës, edhe Tirana po bëhet gati që tani për të mikpritur festat e fundvitit. Në sheshin “Skënderbej” ka nisur vendosja e shtëpizave të “Fshatit të Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi  përgatitjet e fundit, ku theksoi se fëmijët meritojnë ta kenë qendrën e qytetit të zbukuruar.

“Është e pabesueshme se sa vapë po bën këtë nëntor dhe ndihet më shumë si verë se sa si stinë festash të fundvitit. Megjithatë, ashtu siç po ndodh në të gjithë botën, qytetet po përgatiten për t’i filluar pak më herët festat. Berlini, Londra, Nju Jork-u kanë filluar të zbukurohen që në fund të tetorit. Me kërkesën e shumë fëmijëve në Tiranë, të cilët na kanë kërkuar që festat të zgjasin një çikë më shumë, në pamundësi që t’i zgjasim në janar, po i fillojmë pak më herët sepse besoj që fëmijët meritojnë ta kenë qendrën e qytetit të zbukuruar gjatë gjithë sezonit të festave tona kombëtare, por edhe ato të Vitit të Ri”, tha Veliaj.

Duke filluar nga kjo fundjavë, kur do të bëhet ndezja e pemës së Vitit të Ri, muaji nëntor dhe dhjetor do të jenë tejmbushur plot me aktivitete, për t’i dhënë kryeqytetit energji pozitive. “Nëntor-dhjetori do të jetë i mbushur me aktivitete, me jetë, me gjallëri dhe me energji pozitive në qendër të Tiranës. Kemi filluar vendosjen e “Fshatit të festave” në Tiranë, do të kemi shumë artizanë, gatime tradicionale, por përfitojmë edhe nga fluksi i madh i turistëve që kanë ardhur në Tiranë. Këtë fundjavë do të ndezim pemën e Vitit të ri. Kemi përdorur një sistem zbukurimesh në qytet, si kurrë më parë, dhe besoj për të gjithë do të jetë një atmosferë fantastike në kryeqytet”, tha ai.

“Fshati i Festave” në sheshin “Skënderbej” rezervon mjaft surpriza për qytetarët. Veliaj ftoi edhe shqiptarët nga trevat shqipfolëse dhe diaspora që pushimet e fundvitit t’i rezervojnë në Tiranë, ku do të gjejnë një atmosferë fantastike.

“Do të rezervojmë një pjesë të sheshit për aktivitete kulturore; do të jetë banda e qytetit, ansamblet e këngëve dhe valleve, muzikë popullore, klasike dhe moderne. Pothuajse çdo ditë dhe çdo natë do të kemi një festë në shesh. Ju presim të gjithëve në sheshin “Skënderbej”, sheshin e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm qytetarët e Tiranës, dhe gjithë Shqipërisë, por gjithë ata që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia, Mali i Zi, nga diaspora, për të kaluar pushime jo vetëm më të gjata, por edhe më të bukurat ndonjëherë në qytetin e Tiranës”, tha ai.

Kreu i Bashkisë kërkoi prej qytetarëve në prag të festave të fundvitit që të konsumojnë produkte vendase, të cilat garantojnë jo vetëm cilësi të lartë, por njëkohësisht edhe gjenerojnë ekonominë vendase. “Dua të inkurajoj gjithë qytetarët të konsumojnë prodhime lokale. Është stina ku ka më shumë konsum edhe prej faktit që vijnë shumë emigrantë, dhe kemi shumë vizitorë që na bashkohen. Meraku ynë është që të kemi fokus çdo gjë që prodhohet në Shqipëri, sidomos te ajo që prodhohet në Tiranë. Nga gjeli i Baldushkut, te domatet e Shëngjergjit, tek vaji i Ndroqit, apo tek vera e Lundrës, të kemi mundësi që ky fundvit të jetë një lajm i mirë edhe për ekonominë shqiptare”, nënvizoi Veliaj.

Vendosja e “Fshatit të festave” është kthyer në një traditë mjaft të bukur për kryeqytetin në prag të festive të fundvitit, ku mijëra qytetarë çdo pasdite, së bashku me familjet e tyre, shijojnë aktivitetet e shumta që organizohen në shesh, por edhe lojërat për fëmijë apo konsumimin e produkteve lokale.

/b.d

Next Post
Michelle Obama ‘as nuk provoi të buzëqeshte’ në inaugurimin e Trump

Michelle Obama 'as nuk provoi të buzëqeshte' në inaugurimin e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mjekësi me inteligjencë artificiale”, ministrja Sala premton rimbursimin e barnave onkologjike: Mjekët e rinj do t’i mbajmë në Shqipëri

Sala konfirmon dorëheqjen: Kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare…

September 2, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

KLGJ e KLP rritën rrogat e magjistratëve, Qeveria bllokon pagesat në Thesar

September 2, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Erion Veliajt! Avokati Ndreca paralajmëron rekurs në Gjykatën e Lartë

September 2, 2026
Policia e Tiranës bëhet me drejtor të ri, Oliger Torba emërohet në krye të bluve të kryeqytetit!

Policia e Tiranës bëhet me drejtor të ri, Oliger Torba emërohet në krye të bluve të kryeqytetit!

September 2, 2026
Ambasadorja e re e BE në Tiranë merr detyrën, Sofia Moreira de Sousa i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj, diskutohet edhe për integrimin

Ambasadorja e re e BE në Tiranë merr detyrën, Sofia Moreira de Sousa i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj, diskutohet edhe për integrimin

September 2, 2026
Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm! Situata kritike prej katër ditësh, banorët e denoncuan

Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm! Situata kritike prej katër ditësh, banorët e denoncuan

September 2, 2026
I kërkuar nga SPAK/ Gjykata në Greqi vendos të ekstradojë biznesmenin Ilir Shtufi

Dosja “Aruba”/ Kërkoi zëvendësimin e masës ‘arrest në burg’, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Shtufit, biznesmeni mik i djalit të Sali Berishës

September 2, 2026
Tjetër vendim nga qelia, Erion Veliaj shkarkon nga detyra edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

Tjetër vendim nga qelia, Erion Veliaj shkarkon nga detyra edhe nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj

September 2, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Transporti Publik, autobusët në Tiranë rikthehen me kapacitet të plotë! Qeveria do u japë subvencion 3-mujor për naftën, arrihet akordi

September 2, 2026
Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

U dorëhoq pas një viti si ministre e Shëndetësisë, karriera e Evis Salës: Nga akademike në Kembrixh, te përfshirja në politikë në Shqipëri

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com