• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Zgjatja e fatkeqësisë natyrore nuk është në favor të Ramës. Pse gaboi që hoqi “15 vite burg” për shkelësit

by Java News
23/04/2020 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga zgjatja e fatkeqësisë natyrore, ndryshimet në Kodin Penal dhe nisma për amnisti fiskale, avokati Spartak Ngjela komentoi këto zhvillime i ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2.

Ai theksoi se zgjatja e fatkeqësisë natyrore është bërë nga ekspertët, ndërsa thekson se kjo nuk është në favorin e kryeministrit, pasi mund të sjellë probleme ekonomike.

Kryeministri Rama ka bërë gabim që hoqi dorë nga 15 vite burg, u shpreh avokati kur komentoi ndryshimet në Kodin Penal dhe kjo sipas tij, është bërë që të mos vonohej dekretimi nga presidenti.

Zgjatja e fatkeqësisë natyrore

“Ne varemi nga komisioni përkatës i epidemiologjisë. Kryeministrit nuk i intereson bllokimi sepse i shkatërrohet tregu. Mendimi shkencor nuk mund të shpërfillet. Nëse t’i gabon shkon në burg. Në SHBA, masat nuk i ka kërkon presidenti, por ekspertët, prandaj ai është i shqetësuar. Kryeministri nuk është i plotfuqishëm në këto momente. Ne jemi në një situatë të rëndë dhe duhet ta respektojmë atë. Unë di se gjithçka matet nga parametrat dhe kjo na mjafton të jemi disi optimist për të ardhmen.

Mendimi shkencor ka lidhje me shëndetin e njerëzve, nëse ky nuk e përfill bën vepër penale. Nuk e ka Rama në dorë, por komisioni epidemiologjik. Ata e dinë se si mund të ruhet shoqëria. Logjika më thotë se ky nuk ka në interes të zgjasë karantinën. Ky ka sukses në goditjen e pandemisë, por nuk e dimë se si do të kalojë në momentet ekonomike. Nëse ne kalojmë nga pandemia në një krizë ekonomie, suksesin e parë ta harrojnë nëse vjen gjendja te uria”.

Ndryshimet në Kodin Penal

“Kryeministri nuk duhet të kishte hequr dorë nga 15 vite burgim. Italia e ka me burgim të përjetshëm. Kam parë kodet e tjera dhe kryeministri ka bërë një gabim. Ajo është vrasje me paramendim. Personi, i cili me dëshirë shpërndanë epideminë dhe nga ai vdesin me dhjetëra persona, është vrasje. Ne i heqim patentën të dehurit, në vendet anglosaksone ikën në burg për tentativë vrasje. Unë po ju them si i ka bota. Kryeministri bëri një gabim sepse është vrasje me paramendim. Ai që hap epideminë nuk është njeri, mund të jetë pjesë e segmenteve të krimit”.

Pse u pranuan propozimet e Metës?

“Kryeministri duket se e kuptoi se optika shoqërore donte zbutjen dhe ja la presidentit. Presidenti mund ta vononte edhe 3 muaj, ishte një lodër që ja la presidentit në dorë. Presidenti doli si një kampion që uli masat e dënimit, por ai nuk i kupton”.

Amnistia fiskale

“Janë sulur të gjithë dhe thonë se do të fitojë krimi, por flasin përçart. Në Amerikë, trafikanti që ka bërë 2 mln dollarë nuk i ka të regjistruara, paguan taksën dhe i legalizon në bankë. Në rast se më vonë del se ka bërë një krim, shkon në burg. Paratë e pushtetarëve dhe të trafikut i ka përjashtuar. Ligji i përjashton, organet përkatëse janë ato që bëjnë hetimin dhe një ndër to janë bankat. Një pronar shqiptar mund t’i ketë vendosur paratë në Australi, por nuk i sjell dot në Shqipëri. Kur tregu nuk ka para, nuk mund të flasim për një moral kishtar. /a2cnn/

Next Post
Kuvendi i jep OK, miratohet shtyrja e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor

Kuvendi i jep OK, miratohet shtyrja e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com