• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Tani që Palmer do të jetë këtu deri në ngritjen e SPAK-ut, opozitës i ka hyrë frika

by Java News
03/09/2019 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela komenton në profilin e tij në ‘’Facebook’’ të dërguarin e posaçëm të politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ngjela thekson se ardhja e Palmer ka mërzitur “revolucionarët” e Moskës në Shqipëri. Por edhe neoosmanët e Erdoganit në Tiranë dhe në Prishtinë.

Avokati deklaron se tani Palmerin do ta kenë prezent deri në ngritjen e plotë të strukturës së SPAK- ut.

Postimi i plotë

I dërguari i posaçëm i politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer i ka mërzitur “revolucionarët” e Moskës në Shqipëri. Por edhe neoosmanët e Erdoganit në Tiranë dhe në Prishtinë.
A do të veprojë me goditje cezariane Palmer, për të garantuar perspektivën perëndimëre të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor? Sigurisht që po. Ai, duket se për këtë po vjen.

l.
Ishte Matthew Palmer-i ai që i bëri të flasin me vete “revolucionarët” antireformë në Shqipëri, kur deklaroi hapur se: zgjedhjet duhet të zhvillohen në 30 qershor; dhe që “targeti rus për Shqipërinë është shumë i vështirë”.
Por, ky fakt tani duket se ka kaluar në proces. Prandaj, këtë mund ta quajmë “procesi Palmer për reformën shqiptare”.

Sepse, ka edhe diçka:
Ambasada merikane në Tiranë vazhdon reklamimin për Reformën në Drejtësi dhe për ngritjen e SPAK- ut. Por në këtë periudhë kohore zhvillohen edhe zgjedhjet politike në Kosovë. Sigurisht që të dyja këto janë të lidhura. Ka koneksion historik midis Reformës në Drejtësi në Shqipëri, zgjedhjeve politike në Kosovë, dhe të ngarkuarit të posaçëm të politikës amerikanë, Matthew Palmer.

Kurse ish opozita deklaron se do të fillojë protestat e dhunshme.
Pyetja që ngrihet këtu është kjo: kundër kujt? Përgjigjja është vetëm një: kundër ngritjes së SPAK-ut. Domethënë kundër politikës amerikane. Por, a ka mundësi? Asnjë lloj mundësie nuk ka. Por, një diçka e ka: e mbani mend kur para dy muajsh shkruanin se Palmer u shkarkua nga detyra si Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit?
E pra, tani Palmerin do ta kenë prezent deri në ngritjem e plotë të strukturës së SPAK- ut.

ll.
Të shumtë janë ata që ka tembur SPAK-u sot në Tiranë. Kudo, në të gjitha fushat e jetës shoqërore në Shqipëri. Në fakt, SPAK-u është grupi i institucioneve që do të vendosin drejtësinë në Shqipëri. Drejtësia tremb çdo shkelës ligji, çdo vrasës dhe çdo hajdut- kjo është aksiomë tani.

Kjo është arsyeja që kjo vjeshtë do të ketë rëndësi historike për shqiptarët: është ngritja e SPAK-ut në Tiranë dhe janë edhe zgjedhjet politike në Prishtinë.
Por, sikundër që e theksuam më lart, jo rastësisht kanë ardhur të konverguara si dy ngjarjet më të rëndësishme të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

E para – ngritja e SPAK-ut në Tiranë është moment i rëndësishem historik, sepse vjen dhe konsolidon çështjen e drejtësisë reale në Shqipëri dhe iu jep mundësinë shqiptarëve që të hyjnë në Bashkimin Europian. Por, brenda vendit, fillon ndëshkimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe të krimit të organizuar.

Drejtësia ka qenë deri më sot mungesa esenciale për krijimin e dobisë në ecurinë e pasurimit të shoqërisë shqiptare. Sigurisht, koha e tregoi që ne shqiptarët nuk kemi qenë të aftë për të vendosur drejtësinë shoqërore në Shqipëri.
Drejtësia sot është koncept i pastër perëndimor, sepse ajo vjen realisht vetëm nëse egziston ligji. Të gjithë këta njerëz pa vlerë që po na drejtojnë sot, janë prodhim direkt i mungesës së ligjit.

Por, reforma shqiptare e nisi punën e vet seriozisht pikëtisht atëherë kur demokratët dolën jashtë Parlamentit. Askush nuk ua vari nga politika perëndimore. Domethënë, politikisht e ndienin se ai akt do të ishte në favor e jo në dëm të Shqipërisë.
Për një rast të tillë anglezët do të thoshin: USA crashes this Party out of Parliament with no deal – SHBA e nxori këtë parti jashtë Parlamentit pa bërë asnjë demarsh me të.

E dyta- zgjedhjet politike në Kosovë zhvillohen në një kohë kur aty Beogradi Moska dhe Ankaraja, bashkë janë hedhur kundër shqiptarizmit, duke shfrytëzuar bazat e tyre të vjetra në Kosovë. Sidomos veprim antishqiptar po zhvillon politika turke me neoosmanizmin e Erdoganit. Dhe kuptohet se gjithçka është duke u bërë në favor të Serbisë. Osmanizmi ka qenë ngaherë politika serbe ndaj Shqipërisë. Ajo ka dështuar, edhe pse në fakt, shumë dëme i ka sjellë ky akt botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Sidomos sot, neoosmanët dhe serbët e rusët, nuk e arrijnë dot një sukses të pritur, se shqiptarizmi në Kosovë rezulton të jetë solid dhe i konsoliduar historikisht. Kurse në Shqipëri ndërmarrja të tilla nuk krijojnë dot as formë dhe as varg ideor për zhvillim, sepse nuk arrijnë dot të shkojnë deri në qarqet e larta intelektuale.
Kështu që, kuptohet se ndërhyrja drastike cezariane e Matthew Palmer-it do të jetë tejet e suksesshme.

Kjo ndërhyrje do të garantojë krijimin e menjëhershëm të SPAK ut, i cili tani ka hyrë në rrugën e fundit, dhe, njëherësh, edhe plotësimin e institucioneve të reja të reformës, me ekspertë amerikanë. Gjithashtu, prezenca e tij krijon personalitet të ri të politikës amerikanë në Shqipëri, sepse tani, do të jetë ai shfrytëzuesi politik i informacionit si akt antireformë, dhe do të jetë njëherësh edhe neutralizuesi kryesor i tij. /l.m

Next Post
Pasi i humbi të atit në tren, vajza gjen prindërit biologjikë pas 20 vitesh

Pasi i humbi të atit në tren, vajza gjen prindërit biologjikë pas 20 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com