• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: SPAK, politikanët s’kanë gjë në dorë, ndaj kanë frikë! Me protestën duan të bllokojnë reformën

by Java News
08/02/2019 18:01
Deputeti Spartak Ngjela, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte miratuar dekreti Presidentit Bamir Topi, per emerimin e Viktor Gumit ne postin e ministrit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale.

Deputeti Spartak Ngjela, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte miratuar dekreti Presidentit Bamir Topi, per emerimin e Viktor Gumit ne postin e ministrit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati dhe kreu i PLD Spartak Ngjela ka folur për reformën në drejtësi dhe institucionet e reja të drejtësisë. Ngjela ka shprehur besim tek institucionet e drejtësisë. Ai vë në themel të problemeve në drejtësi korrupsionin.

“Kushtetuta nuk është e jona. Nuk është e askujt. Asnjë shtet nuk mund të ketë një Kushtetutë të atillë. Është një Kushtetutë kundër krimit, reformuese. Është miratuar me dhunë, të dyja krahët nuk e kanë dashur, pavarësisht se kryeministri bërtiste. Ne e dimë që ishte projekt gjermano-amerikan. Të vijmë tek SPAK, shqiptarët nuk kanë asgjë në dorë. Edhe ata që shpëtojnë, me sa kam vënë re janë rrëzuar në apel.
Drejtësia kur është drejtësi e vërtetë ka ngërçet e veta. Edhe mbrojtja ka hapësirën e mirë kur ti e di që nuk shkelet ligji. Po këta, gjyqtarët janë mbrojtur në mënyrë fëmijërore. Konstatoj se ata nuk kanë vlera logjike. Njëri thotë i fitova në bixhoz, tjetri thotë m’i dhanë në dasmë. Nuk është se i kanë thënë tani por kur i kanë deklaruar, i kanë shkruar kështu. Të gjithë kanë qenë në korrupsion dhe ata që i kanë pranuar në atë moment. Korrupsioni ka qenë universal, nuk ka qenë në një pikë. Këto që kanë deklaruar i morën ndërkombëtarët në dorë dhe ranë të gjithë. Të gjitha këto lloje mbrojtjesh i kanë bërë me korrupsionin. Mi ka dhënë gjyshja thoshte, gjyshja jetonte në kasolle”, u shpreh Ngjela.

Ai u shpreh se politika është e mërzitur për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme.

“Reforma e gjyqtarëve po shkon. Këtu politika nuk është e mërzitur me vettingun, është e mërzitur me Prokurorinë e Posaçme. Të gjithë këta lider nuk i ka prokuroria e thjeshtë por prokuroria e posaçme. Ne nuk e dimë se kush do jetë prokuroria e posaçme.
Por me gjithë këto defekte duhet të shohim do dalim dot nga korrupsioni. Unë kam shpresë që do dalim sepse e kam ndjekur hap pas hapi reformën dhe jam i bindur se është ndërmarrje shumë serioze”, tha ai.

Në lidhje me protestën e opozitës, Ngjela tha se nuk dihet se çfarë kërkohet me të. Sipas tij qëllimi i opozitës nuk është të marrë pushtetin por të bllokojë reformën.
“Nuk e dimë çdo të dalë nga kjo protestë. Po të mos jetë e dhunshme, duhet të jetë masive. Ose duhet të qëndrojë me ditë. Por nëse do duan të qëndrojnë me ditë, duhet të jenë nga Tirana. Por ju e dini si është Tirana, menefrego.
Çështja ngrihet çfarë kërkojnë? I keni dëgjuar. Nuk kanë asnjë aspiratë për të marrë pushtetin por duhet të bllokojnë reformën. Fatkeqësia është se krerët e vetë janë të akuzuar dhe duan të shpëtojnë”, u shpreh Ngjela.

Për sa i përket investigimeve të Zërit të Amerikës, Ngjela risolli në kujtesë shkrimet ndaj Berishës në 96.

“Zëri i Amerikës goditi dhe Berishën dhe e goditi tek votat. Kështu ai nuk ta njeh pushtetin. Siç bëri në Venezuelë, rasti i fundit, siç bëri dhe me Berishën në 96. Këta humbasin ekuilibrin dhe nuk kanë aftësi ta kuptojnë se ai nuk toleron tek zgjedhjet”, tha Ngjela.

Ndërsa për Kosovën, avokati tha se Uashingtoni nuk është shumë i interesuar për zgjidhjen e çështjes siç thonë këta. “Uashingtoni e ka mbyllur. Po të dojë Uashingtoni Kosova hyn dhe në OKB. Po të vendosë forcën e bën menjëherë. Më bën përshtypje fjala e Presidentit amerikan që i tha keni mendjen se do humbni më keq. Se ai e di që që tokat e shqiptarëve mbarojnë në Nish”, u shpreh ai.news24

/a.meta

Next Post
Dua të besoj tek shqiptarët e ndershëm, të besës e të nderit, por para më dalin vetëm bisha të egër

Dua të besoj tek shqiptarët e ndershëm, të besës e të nderit, por para më dalin vetëm bisha të egër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

Analiza/ Tarifat e reja të Trumpit hapin një betejë të re tregtare, përplasjet në SHBA dhe rreziku i rritjes së çmimeve

July 24, 2026
E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

E rëndë në Durrës! I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

July 24, 2026
SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

SHBA kërkon zhvendosjen e samitit të OSBE-së nga Beogradi në Charleston, përplasje në Kongres për Serbinë

July 24, 2026
Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

Beqiri: Rama ka identifikuar hallet e qytetarëve, mandati i katërt kërkon korrigjime dhe përgjegjësi të reja

July 24, 2026
Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e papritur e të dërguarit të BE-së në Prishtinë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 24, 2026
Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Zbardhen ‘prapaskenat’ nga mbledhja e PS-së! Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

July 24, 2026
82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

82 shtete votuan për shkarkimin e Karim Khanit, ish-prokurori i GJPN-së akuzohet për sjellje të papërshtatshme

July 24, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Gjobat ndaj Google, Apple dhe Meta, Trump: BE do të paguajë një çmim shumë të lartë

July 24, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Tragjedia në Roskovec, gazetarja zbulon detajet: Prindërit e autorit e mësuan ngjarjen nga policia!

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In