• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: SPAK do të kapë këdo që ka ardhur me sandale dhe ka bërë pallate

by A R
24/07/2019 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka paralajmëruar se tani do të shihen efektet e vërteta të Reformës në Drejtësi. Të hënë u shënua 3 vjetori i ndryshimeve kushtetuese dhe për avokat Ngjelën Reforma në Drejtësi do të jetë një histori suksesi.

Gjatë një prononcimi për gazetën “Sot”, Ngjela deklaroi se reforma ka qenë e bllokuar për 2 vjet nga Partia Demokratike, ndërsa theksoi se ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato që rrëzuan planet e demokratëve për të mbajtur peng dhe të bllokuar procesin. “ Reforma në drejtësi ka qenë për dy vjet rresht e bllokuar. Reforma ka qenë dy vjet e bllokuar nga Partia Demokratike. PD e kapi marrëzia dhe doli nga Parlamenti për të bërë revolucion duke dështuar në planet e saj.

Kjo pasi në Kuvend hynë deputetët normalë të një opozite konstruktive dhe të mençur dhe po bëjnë reformën. Reforma në Drejtësi tani është drejt fundit.

Edhe “Poli i drejtësisë” u inaugurua, edhe ndërkombëtarët ishin atje. Kështu që, nisur nga këto nuk ka më dyshim që reforma në drejtësi po ecën përpara, pasi edhe Parlamentin e ka marrë Reforma në Drejtësi”, deklaroi ai.

Jo më livadhisje për politikanët e korruptuar

Avokat Spartak Ngjela paralajmëroi më tej se të gjithë të korruptuarit do të dalin para drejtësisë, ndërsa theksoi se lufta kundër korrupsionit sapo ka nisur. Sipas tij, politikanët e korruptuar nuk do të livadhisin dot më, pasi SPAK do të prekë të gjithë krahët.

“Kushdo që ka ardhur me sandale dhe ka bërë pallate duke iu futur dorën në xhep shqiptarëve do të dalin para drejtësisë. Reforma në Drejtësi ka filluar me luftën ndaj të korruptuarve, ku të parët që kanë rënë në rrjetën e saj janë njerëzit e drejtësisë. Në gjykatë dhe në prokurori Reforma në Drejtësi ditët për ditë eksludon të korruptuarit, duke i flakur nga sistemi. Kështu që, ka filluar reforma në drejtësi që të japë efekte e saj. Tani lind pyetja se a do të fillojë apo jo në politikë?

Për këtë kategori e ka në dorë SPAK dhe BKH, që të dy këto institucione janë drejt formulimit, pastaj keni për të parë se që të gjithë këta që janë bërë milionerë me paratë e popullit do të kalojnë në dorë të SPAK dhe BKH. Patjetër! Nuk mund t’i lëmë politikanët dhe pushtetarët e korruptuar që të livadhisin. O do të mbretërojnë të korruptuarit ose do të fitojë populli”, u shpreh ai.

Në shtator përplaset reforma me të korruptuarit

Duke i bërë një analizë historisë 3 vjeçare të Reformës në Drejtësi, avokat Spartak Ngjela shprehu bindjen se pa ndihmën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimit Europian, kjo reformë nuk mund të ecte përpara, pasi sipas tij, të korruptuarit synonin ta minonin atë. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve për ta sabotuar reformën në drejtësi, Ngjela shprehu bindjen se në shtator do të nisë përplasja e reformës me pushtetarët e korruptuarit.

“Neve vetëm nuk e bënin dot Reformën në Drejtësi, pasi të gjithë të korruptuarit ishin bashkë të gjithë. Por falë ndërhyrjes së politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe asaj europiane, pra të Bashkimit Europian reforma po shkon drejt përfundimit. Kështu që, Shqipëria është në një moment shumë të rëndësishëm pasi do të çlirohet nga të korruptuarit. Korrupsioni në Shqipëri është një “zgjedhë” e plotë. Por duke parë zhvillimet e fundit di të them se jam shumë optimist që Reforma në Drejtësi do të jetë e suksesshme. Besoj se në shtator do të kemi përplasjen e Reformës në Drejtësi me korrupsionin e lartë shtetëror”, nënvizoi avokat Spartak Ngjela.

/a.r

Next Post
Person fizik me xhiro mbi 8 milionë lekë? Tatimet: Ja taksat që duhet të paguani

Tatimet: Ja shërbimet e tatueshme për pasuritë e paluajtshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In