• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela “shpërthen” ndaj Metës: Ka nevojë për psikiatër, nuk di çfarë flet nga tmerri i SPAK flet gjëra pa ekuilibër

by Java News
01/08/2019 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela nuk e kurseu dje ironinë për Presidentin e Republikës, Ilir Meta, sa i takon paralajmërimit të këtij të fundit për një tërmet apokaliptik. Në një prononcim të dhënë për gazetën “SOT”, Ngjela deklaroi se deklaratat e Metës tregojnë se ai ka nevojë për një psikiatër.

Sipas tij, përgjigjen e saktë se pse presidenti flet në këtë formë mund ta japë vetëm një mjek i shëndetit mendor.

“Më mirë të pyesni një psikiatër, unë s’jam psikiatër. Ai thotë budallallëqe. Shkenca e sizmologjisë nuk është e saktë, nuk parashikohen dot tërmetet. Me një aproksimativitet mund të thuhet që do të bjerë tërmet, por nuk mund të dihet sesa ballë do të jetë. Është shkenca e cila nuk është shkencë e saktë. Pse merret presidenti me këtë? Është mirë të pyesni një psikiatër”, tha avokati.

Më tej, ai renditi arsyet pse Ilir Meta flet edhe për gjëra që s’i takojnë. Duke theksuar se presidenti e ka humbur ekuilibrin, Ngjela u shpreh se Meta ndjehet i tmerruar nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, por edhe nga hetimi parlamentar që ka nisur për të.

Sipas tij, Meta e di që ka kryer një shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe tani po pret pasojat.

“Ai është nën akuzë, ka humbur ekuilibrin dhe gjithçka mund të ndodhë, por nuk ka gjë në dorë që të shkatërrojë shtetin. Po të kishte kompetenca të mëdha, do të duhet të ishim të shqetësuar. Por tani nuk ka ndonjë shqetësim të madh. Ai kështu flet gjithë ditën, se mos është vetëm kjo që ka thënë. Ai ka 20 ditë që lëshon gjëra të tilla. Ka 20 ditë që flet gjëra pa ekuilibër. Po të mos dinim arsyen, mund të themi që mund të vuajë nga ndonjë sëmundje. Por fakti që dimë arsyen tregon që ai është i shqetësuar. Është i shqetësuar nga reforma në drejtësi, por edhe nga procesi hetimor i nisur nga Parlamenti. Hetimi i Parlamentit është një gjë shumë e vështirë për të, është shkelje e Kushtetutës dhe ata do ta çojnë deri në fund. Në këto momente ai ka një arsye të fortë pse flet ashtu”, deklaroi avokati.

Amerikanët do të nxjerrin dosjet e të korruptuarve

Në vijim të reagimit të tij, Spartak Ngjela paralajmëroi se shumë shpejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të publikojnë dosjet për të gjithë të korruptuarit shqiptarë. Teksa komentoi edhe shpalljen “non grata” të Vangjush Dakos nga Amerika, avokati shtoi se kjo është një provë e qartë se amerikanët nuk flasin kot dhe kanë provat e tyre edhe për pushtetarë të tjerë, duke nënkuptuar këtu se mes të rrezikuarve është edhe Ilir Meta.

Ai shprehet shpresëplotë se SPAK do t’i japë zgjidhje korrupsionit shqiptar. “Nga ana tjetër kemi edhe ndërkombëtarët. Ju e patë dje që zoti Dako u shpall “non grata”. Amerikanët kanë një vit që po merren me të korruptuarit shqiptarë konkretisht dhe do ta çojnë deri në fund. Ata kanë provat e tyre, Dako do të paraqesë provat e veta nëse do të shkojë çështja në një proces gjyqësor. Politika amerikane ka të dhëna për të cilat arsyeton ndalimin e vizës për të. Ata nuk mund të flasin kot. Ata kanë provat e tyre dhe shumicat i kanë nga shërbimet. Fakti që kanë nisur luftën antikorrupsion në Shqipëri, kam përshtypjen që do të kenë informacione shumë të gjera edhe për shumë pushtetarë të tjerë shqiptarë. Unë pres që të ketë shumë të akuzuar për korrupsion kur të ngrihet plotësisht SPAK”, deklaroi Spartak Ngjela.

g.kosovari

Next Post
Makina përplaset me bordurën e merr flakë, shpëtojnë babai e dy fëmijët te Gjiri i Lalzit

Makina përplaset me bordurën e merr flakë, shpëtojnë babai e dy fëmijët te Gjiri i Lalzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

February 6, 2026
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

February 6, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Miratohet amnistia penale/ Ministri Lamallari: E nevojshme! Paraburgimi i tejzgjatur, s’duhet të ketë vend

February 6, 2026
“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

February 6, 2026
Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

February 6, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

February 6, 2026
Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

February 6, 2026
Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

February 6, 2026
Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In