Spartak Ngjela shkruan se takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha po shtyhet pasi duan që të shmangin amerikanët, ndërsa e sheh edhe si një kërkesë të amerikanëve për të zbehur rolin e Berishës në PD.
Reagimi i Spartak Ngjelës:
Takimi Rama – Basha
Ç’është ky takim me një kukull, Zoti Rama?
Zvarritje për të shmangur amerikanët?
Frikë nga perspektiva e Reformës në Drejtësi?
Naivitet?
Përplasje midis një dëshire të madhe për pushtet, dhe një frikë nga shkallmimi i absolutizmit në Shqipëri?
Politikë sovjetike, si ajo e çarmatimit?
Mendim diletant se mund t’i gënjesh me përralla amerikanët?
Kërkesë e politikës amerikane për të shkëputur Bashën nga Berisha?
APO… është një ëndërrim djaloshar që nuk dallon dot të mundshmen nga e pamundshmja.