Avokati Spartak Ngjela thotë se PD mund të bashkohet vetëm nëse largohet përfundimisht Sali Berisha. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, zoti Ngjela u shpreh se partinë demokratike sot ka vetëm Lulzim Basha përsa kohë ai ka vulën.
“Basha sillet si anglez, shumë i qetë. Nuk e di nëse e ka natyrë apo të induktuar, por kjo nuk ka rëndësi fare. Ai nuk çan kokën fare dhe thotë: Unë do të fitoj. Vazhdon dhe është sot kryetar partie. Parti ka vetëm Basha, sepse Berisha nuk ka parti ligjore.
Që të bashkohet PD, duhet të largohet Sali Berisha. Sepse është non-grata në Amerikë. Duke qenë non-grata në Amerikë humbet shansin e Perëndimit edhe vetë partia. Por tani partia është ndarë.
Anëtarët e Bashës shkuan në Uashington, madje edhe vetë Basha. Edhe Bardhi ishte në Uashington, por atë nuk e pritën mirë përsa kohë erdhi dhe shkoi te Berisha.
Unë kam shumë dëshirë të shoh ribashkimin e PD-së sepse Shqipërisë i mungon e djathta”, tha zoti Ngjela./m.j