• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Ministrat teknikë dështuan, raporti i zgjedhjeve nuk duhet marrë në konsideratë

by Java News
18/08/2017 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela, një nga figurat dhe zërat më aktivë në politikën shqiptare, ka komentuar përformancën e punës dhe rolin e ish-ministrave teknikë të Partisë Demokratike në qeverinë “Rama 1”.

Ngjela deklaron se ministrat teknikë të PD ishin të dështuar që kur u bënë pjesë e qeverisë, pasi erdhën me frymën dhe logjikën e Sali Berishës.

Avokat Ngjela u shpreh per “Sot” se këta ministra gjithashtu ishin njerëz të kotë, që kryeministri Edi Rama i injoroi duke mos i mbledhur asnjëherë si pjesë të qeverisë, të cilët e kishin të garantuar humbjen e zgjedhjeve në 25 qershor.

Sa i takon publikimit të raportit të zgjedhjeve, Ngjela u shpreh se ky raport nuk duhet marrë në konsideratë pasi nuk ka asnjë fakt me emër, se cilët janë shitësit apo blerësit e votës. Pra, sipas Ngjelës, performanca e punës së ish-ministrave teknikë është totalisht e dështuar dhe se raporti i tyre i zgjedhjeve është i hartuar me frymën komuniste primitive të shkollës së Sali Berishës.

“Që të kesh mendimin e saktë se zgjedhjet janë blerë, duhet të më tregosh blerësit dhe shitësit! Ke kapur ndonjë blerës? Ke kapur ndonjë shitës? Jo! Kjo është logjika juridike, të tjerat janë logjikë alla Sali, që vijnë nga hardhitë e komunizmit primitiv. Nuk flitet pa prova.

Le të nxjerrin provat e vjedhjes së votave, megjithëse i kanë kundërshtarë absolutë. Asnjë muzë nuk mund të pranohet. Këta po shijnë se nuk ka filluar reforma në drejtësi.

Pasi të nisë reforma, nuk do dëgjoni asnjë fjalë nga kjo çerdhe kalamajsh që i prodhon Sali Berisha. Ishte shkolla e Enver Hoxhës, tani është shkolla e Saliut”, u shpreh Spartak Ngjela.

Avokat Spartak Ngjela deklaroi të vërtetën e ardhjes së ish-ministrave teknikë të PD në qeveri. Ngjela bëri me dije se ishte SHBA që e detyruan kryeministrin Rama të pranonte ish-ministrat, si një mënyrë për të mos e nxjerrë PD totalisht të fyer pas dështimit me çadrën në bulevard.

Ngjela tha se këta ishin njerëz të kotë që qëndruan në qeveri, kur e kishin të sigurt që në fillim se zgjedhjet do t’i humbisnin.

“Politika amerikane i futi ata të çadrës me forcë në Parlament. Sepse iu nxori të gjitha faktet se çfarë kishin bërë ata në hundë e nën hundë, bile edhe në funksion ndërkombëtar. Ata u rrasën brenda por që të mos i nxirrnin të fyer, i thanë Ramës hajde pranoji këta ministra dhe i pranoi si kërkesat e McAllister me përjashtim të presidentit të ri, i cili është zgjedhur.

Dhe ata nuk e diskutuan më. Këta ishin kot, njerëz të kotë dhe zgjedhjet i kishin të humbura. Të gjitha ato kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit ishin mendime të Saliut, se Rama nuk tërhiqet dhe në do destabilizojmë Shqipërinë.

Se çfarë u duhej këtyre “ministrave” të rrinin në një qeveri që Rama nuk i thirri asnjëherë? Zgjedhjet i kishin të humbura”, u shpreh Ngjela.

Avokat Ngjela paralajmëroi se pas reformës në drejtësi në shtator, do të marrin fund këto shfaqje qesharake.

“Pas reformës, nuk do dëgjoni më mashtrime dhe akuza për të mashtruar popullin. Duhen prova dhe fakte. Priteni se reforma nuk ka kthim.

Le të bëjnë si miza, reforma nuk ka kthim ajo do shkojë deri në fund. Reformë që reflekton nga aleanca shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor”, tha Ngjela.

a.ç

Next Post
KRONOLOGJI/ Europa shënjestër e terrorit, 25 sulme terroriste në 14 vjet

KRONOLOGJI/ Europa shënjestër e terrorit, 25 sulme terroriste në 14 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

“Bëj 3 orë rrugë për të shkuar në punë”, flet mësuesja Albana Boja që i mbijetoi aksidentit tragjik në Gramsh

March 7, 2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar (EMRI)

March 7, 2026
“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

“Nxirrte të dhëna nga TIMS për llogari të grupit të Hajrullës”, SPAK sqaron rolin e shefit të Policisë që u arrestua sot

March 7, 2026
Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

Plagosja me thikë e gjimnazistit në Delvinë, deputeti Ardit Bido: Fëmijët nuk janë material për politikë

March 7, 2026
Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

Goditja e grupit të Inez Hajrullës/ SPAK zbardh episodet e trafikut të drogës! Si i vranë Bledar Birçajn e Gentjan Qarrin

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In