• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Meta të largohet, provokon ndërkombëtarët me psikologjinë e Çorovodës

by Java News
24/06/2019 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat Spartak Ngjela i është rikthyer edhe njëherë situatës politike në vend.

Me anë të një shkrimi Ngjela thekson se sot shteti po goditet nga antishteti për të destabilizuar shoqërinë.

Ngjela thekson se ndërkombëtarët ishin më të fortë në luftën kundër agresionit antishtet të Partisë Demokratike. Ai shprehet se korrupsioni Berisha dhe grupi i tij nuk arritën dot asgjë në planet e tyre për destabilizim.

Avokati i njohur shprehet se ata e shpresën e fundit korruosioni e pati tek një dekret fantazëm i presidentit Ilir Meta dhe ai dekret po e çon presidentin drejt shkarkimit, dhe po të mos tregohet pragmatik, mund ta drejtojë përkundrejt akuzës penale.

Sipas Ngjelës Meta duhet të largohet se e ka humbur ekuilibrin nga frika e antikorrupsionit. Ai thotë se po provokon politikën amerikane, dhe provokon ambasadorët me psikologjinë e Çorovodës. Dhe ata qeshin me të, sepse ia dinë arsyen pse i bën: është i trembur.

Nga Spartak Ngjela

Acta non verba

Këtë kërkojnë shqiptarët nga politika amerikane – veprim dhe jo fjalë, kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Dhe po shihet që kjo po ndodh sot, kur shteti po goditet nga antishteti për të destabilizuar shoqërinë.

Korrupsioni i lartë e goditi shtetin, por tani ka humbur.

Ndërkombëtarët ishin më të fortë në luftën kundër agresionit antishtet të Partisë Demokratike. Korrupsioni Berisha dhe grupi i tij nuk arritën dot asgjë në planet e tyre për destabilizim. Por as politikën perëndimore nuk e lëkundën dot me agresivitetin e tyre dhunues.

“Nëse do të ushtroni dhunë rrugësh, ne do t’ju shpallim organizatë terroriste të terrorit ndërkombëtar”; i tha politika e lartë amerikane Lulzim Bashës. Dhe tërheqja e tij u pa të premten në datën 21 qershor.

Pas kësaj nuk mumd të ketë më asgjë destabilizuese në Shqipëri, duan apo nuk duan inspiruesit e anarkizmit, në Shqipëri apo jashtë saj.

Shteti nuk mund të goditet më nga antishteti.

l.Shteti i kërcënuar nga antishteti ndodh të jetë kështu për dy arsye nxitëse: e para – kur shteti kërkon të asgjesojë krimin e organizuar, kurse vetë krimi i organizuar kundërvepron e hidhet në sulm me krim për të shkaktuar pështjellim shoqëror; dhe, e dyta, kur marrëzia ka pushtuar një pjesë të politikës drejtuese të vendit.

Në Shqipëri duket se janë në veprim të dy këta kushte arsyetuesë. Njëri, kushti i parë, ka karakter terrorist; kurse tjetri, kushti i dytë, ka karakter psikik. I pari eshtë me natyre të theksuar kriminale dhe kërkon që të trembë ligjin apo politikën me akte terroriste; kurse i dyti, duke qenë psikik, ka të bëjë me shumë me gjendjen emocionale.

Me e përgjithshmja për këtë gjendje emocionale është frika nga ndëshkimi, sepse, kur grupet e korruptuara qeveritare me përkrahje në shoqëri, kërcënohen nga ligji, e humbasin qetësinë psikike dhe degradojnë në marrëzi. Por marrëzia e tyre, si rregull, vjen dhe transmetohet te përkrahësit e zjarrtë që kanë, të cilët ose janë të prirë ndaj një interesi abstrakt, ose janë bashkëpunëtorë me korrupsionin shtetëror, ose pastaj janë thjesht simpatizantë të pasionuar të forcës politike që aspiron për pushtet politik.

Kështu po ndodh edhe në Shqipëri.

ll.Gjithsesi tani korrupsioni është krejt i pafuqishëm. Politika perëndimore e kërcënoi me prova, dhe e ka neutralizuar gjendjen.

Shpresën e fundit korruosioni e pati tek një dekret fantazëm i presidentit Ilir Meta. Por nuk krijoi dot gjë. Kohët e fantazmave juridike nuk kanë jetë në hapësirat perëndimore. Kurse ai dekret fantazëm po e çon Metën drejt shkarkimit, dhe po të mos tregohet pragmatik, mund ta drejtojë përkundrejt akuzës penale.

Në fakt, Meta duhet të largohet se e ka humbur ekuilibrin nga frika e antikorrupsionit. Edhe ky po lodhet kot. Provokon politikën amerikane, dhe provokon ambasadorët me psikologjinë e Çorovodës. Dhe ata qeshin me të, sepse ia dinë arsyen pse i bën: është i trembur.

Dhe koha po ecën drejt rrafshimit të korrupsionit shqiptar, i cili nuk ka shpresë.

Por gjithçka varet nga data 30 qershor. E cila nuk duhet të ndryshojë.

Suksesi i parë i madh i antikorrupsionit është zhvillimi i zgjedhjeve në 30 qershor. Në këtë ditë vdes përfundimisht njëri krah i korrupsionit shqiptar, shteti forcohet dhe në korrik fillon aktiviteti i SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Domethënë fillon seleksionimi i individëve që do të akuzohen nga SPAK dhe do të komfiskohen sipas ligjit të antimafies.

E tillë është situata, dhe kështu do të zhvillohet, në këtë rrugë…

g.kosovari
Next Post
Erdogan flet pas humbjes: Shpresoj që rezultatet të jenë në të mirë të Stambollit

Erdogan flet pas humbjes: Shpresoj që rezultatet të jenë në të mirë të Stambollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In