• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Meta sulmon Reformën në Drejtësi dhe ndërkombëtarët se ka frikë

by Aalison Pearse Stevens
24/05/2019 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmet e presidentit të Republikës, Ilir Meta ndaj reformës në drejtësi dhe ndërkombëtarëve avokati Spartak Ngjela i sheh si tregues frike.

“Këta sa më shumë i afrohen goditjes penale që do t’ju vijë nga reforma në drejtësi, aq më shumë bëhet vrer zemra e tyre. Janë të shqetësuar.

Problemi i të provuarit në jurisprudencë me dëshminë ka një aksiomë: i dëshpëruari, i tremburi dhe idioti nuk merren për dëshmitarë sepse nuk mund të dëshmojnë të vërtetën.

Edhe këta tani futen tek ata dy të parët, të dëshpëruar dhe të trembur. Krijohet një lidhje, një koneksion midis të tremburit dhe të dëshpëruarit sepse frika të çon në dëshpërim, dëshpërimi çon në frikë dhe kjo pastaj të humb arsyen. Meta ka humbur arsyen sepse nuk mundesh ti të godasësh as OSBE, as Uashingtonin dhe as ndërkombëtarët në tërësi.

Ata kanë marrë përsipër reformën në drejtësi, kë kap reforma në drejtësi nuk është përgjegjësia e tyre, por e atyre që nuk kanë ditur të drejtojnë, por janë korruptuar. Kështu që kot të merresh me ta”, tha ai.

Ngjela u shpreh se Ilir Meta bëri një gabim të rëndë që iu drejtua ndërkombëtarëve me atë gjuhë sepse harroi që është kryetar i shtetit dhe filloi të bënte opozitë.

“Ne duhet të shikojmë ecurinë e shpejtë të reformës në drejtësi sepse Meta flet mbi pozitën e kreut të shtetit prandaj gabon rëndë. Sepse ke edhe këta të tjerët nga ana tjetër, të gjithë kështu flasin, por këtyre nuk iu rëndon shumë sepse ata janë opozitarë. Të trembur janë të gjithë dhe Meta duket sikur po bën opozitë me demokracinë ndërkombëtare”, u shpreh Spartak Ngjela.

Duke marrë shkas nga heqja e vizës për Petrit Vasilin, Ngjela shtoi se fatin e tij do ta kenë edhe shumë të korruptuar të tjerë shqiptarë që sulmojnë reformën.

Për Ngjelën, SHBA nuk i duron dot të korruptuarit dhe pjesë e këtij grupi është edhe Meta.

“Mos harrojmë që Zëri i Amerikës tha para disa ditësh që Petrit Vasilit mund t’i jetë bllokuar viza. Zëri i Amerikës e tha në një mënyrë të ashpër dhe derisa përmendet, diçka ka.

Ata e kanë heqjen e vizës doktrinë, e kanë për ata që janë në kundërshtim me vijën e tyre. Në këtë rast këta janë kundër reformës në drejtësi, janë të korruptuar dhe natyrisht që SHBA do të marrin masa. Mund të ketë edhe të tjerë nga këta që kundërshtojnë. Edhe Meta mund të jetë pjesë.

Po të vazhdojnë kështu, këta sa më shumë vjen afër që ti po ngul këmbë për të prishur një reformë në të cilën ata janë angazhuar ndërkombëtarisht, hapin letrat. Këta nëse janë të zgjuar duhet të rrinë të heshtur sepse do t’ju hapen letrat. Duhet ta presin të keqen me dëshpërim, por me gjakftohtësi”, deklaroi Spartak Ngjela.

Next Post
Java europiane/ Soreca: Integrimi në BE, shumë shpejt, jeni qytetarët e ardhshëm të Europës

Soreca tjetër mesazh Metës: Nuk ka kthim pas, Reforma në Drejtësi në përputhje me Kushtetutën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet me disa orë gjyqi ndaj Veliajt, kryebashkiaku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore

February 24, 2026
Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Tragjike në Tiranë! Makina përplas për vdekje një 7-vjeçar

February 24, 2026
Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

Nga diplomacia te përpjekja për të rrëzuar një regjim, 3 opsionet e Trump në përballjen me Iranin

February 24, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti

February 24, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

Aplikohet amnistia fiskale: Bizneset që nuk kanë paguar detyrimet për 2015-2019, përfitojnë përgjysmim

February 24, 2026

‘Çështja’ e Belinda Ballukut, socialistët mblidhen të enjten te Pallati i Brigadave

February 24, 2026
Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

Balla mesazh nga Brukseli: PE mbështet fuqishëm anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian

February 24, 2026
Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

Kosovë, ish-shefi i shërbimit inteligjent dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim

February 24, 2026
Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

Kur bota shpërbëhet, zemra gjen rrugën! Si dashuria i mbijeton tmerrit të luftës

February 24, 2026
Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

Për ata që pyesin përse nuk reagohet ndaj së keqes

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In