• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Meta ka humbur ekuilibrin mendor, e di që do arrestohet dhe do i sekuestrohen pronat

by A R
19/08/2020 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të sjellin pikun e reformës në drejtësi. Hetimi i zyrtarëve të lartë që janë të përfshirë në afera korruptive është ajo që do rikthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Shumë çështje me ndjeshmëri të lartë kanë tronditur opinionin publik në vendin tonë, por ende nuk ka asnjë emër që të jetë hetuar. Pak ditë më parë, u zgjodh kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe në fund të vitit pritet që gjithçka të jetë e kompletuar. Por që kur nisi reforma në drejtësi, shumica e shqiptarëve presin që të gjithë ata zyrtarë që në 30 vjet janë përfshirë në afera të ndryshme të përballen me drejtësinë e re dhe të marrin dënimin e merituar.

Ndërkohë në lidhje me hetimin e tyre, gazeta kontaktoi dje me avokatin Spartak Ngjela, i cili u shpreh se presidenti Ilir Meta është më i rrezikuari nga reforma në drejtësi. Sipas avokatit, reagimet e ashpra të Metës në drejtim të qeverisë vijnë nga frika e arrestimit dhe sekuestrimit të pronave. Ngjela tha se kjo frikë ka bërë që presidenti të humbë ekuilibrin mendor dhe të vijojë tentativat për të bllokuar drejtësinë e re, që sipas tij janë të dështuara. Për Ngjelën, ka ardhur koha që Meta të dalë para drejtësisë dhe të arrestohet.

“Metën e ka kapur prishja e çështjes së tyre dhe vlerësimi i pronave. Nuk shpëton dot, reformën nuk e rrëzon dot, ndonëse i ka bërë të gjitha përpjekjet për ta rrëzuar. Duhet ta mëshironi se ka humbur ekuilibrin, por do përplaset me drejtësinë. Patjetër, që duhet të arrestohet”, u shpreh avokati Spartak Ngjela dje në reagimin e tij për gazetën “SOT”.

Hetimi i dosjeve të bujshme

Por avokati reagoi edhe pak ditë më parë për gazetën, ku foli për hetimin e dosjeve të bujshme siç janë “21 janari”, “Gërdeci” apo afera korruptive e rrugës Durrës-Kukës. Ngjela deklaroi se gjykimi i këtyre dosjeve ka qenë false dhe me ndikim për t’i mbyllur, duke theksuar se pavarësisht këtyre, ka ende hapësirë për rihapje dhe rihetim të tyre. “Që të hapen dosjet të cilat kanë tronditur opinionin publik shqiptar duhet të jenë bërë denoncime. Gërdeci ka pasur një denoncim dhe ka pasur dhe një gjykim, por ishte fals. Të gjitha kanë pasur nga një hetim, edhe “21 janari”, edhe “Gërdeci” edhe rruga “Durrës-Kukës”, por janë false. Atëherë duhet të rregullohet procedura që këto të rihetohen dhe të rigjykohen. Procedura e këtyre nuk ka vdekur, ka hapësirë normale për rishikim. Rishikimi i tyre do të bëhet nga Gjykata e Posaçme, pra do kemi disa proces gjyqësore edhe në Gjykatën e Posaçme të cilat do japin të drejtën e rishikimit të çështjes penale që janë mbyllur dhe pastaj do fillojnë këto çështje penale që janë mbyllur dhe që kanë pasur afekt shqetësues në opinionin publik shqiptar”, tha Ngjela për gazetën. Por avokati shtoi se përveç dosjes së “21 Janarit” dhe “Gërdecit”, një tjetër dosje që ka tronditur opinionin dhe që do rihapet nga Gjykata e Posaçme është edhe blloku i Ilir Metës. “Por nuk janë vetëm këto çështje. Është edhe çështja e bllokut të Metës. Do hapet edhe kjo me rigjykim sepse e kërkon opinioni publik shqiptare. Edhe kjo është brenda procedurës. Edhe këta që e kanë marrë pafajësinë nuk e kanë ditur fillin procedural juridik që është rishikimi i çështjeve penale që fillon hetimi nga e para. Hetimi do të fillojë që nga Gjykata e Posaçme”, tha Ngjela.

/a.r

Next Post
Zbulohet ylli që nuk e përthith vrima e zezë

Zbulohet ylli që nuk e përthith vrima e zezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

September 27, 2026
Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

September 27, 2026
Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

September 27, 2026
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

September 27, 2026
Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com