• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Mbrojtja që Berisha i bën vetes është e dobët, SPAK-u drejtohet nga Amerika

by Java News
03/11/2023 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar për “Panorama TV” se mbrojtja që ish-kryeministri Sali Berisha po i bën vetes ndaj akuzave të SPAK për çështjen  e privatizimit të kompleksit Partizani, është e dobët.

Sipas tij, Berisha duhet të paraqitet në gjykatë dhe të japë mendimin e vetë.

“Gabim ka bërë që nuk paraqitet në Gjykatë, e ka në disfavor. I pafajshmi të shkul dhëmbët, të tund kokën dhe të godet  në një proces pa prova. Gjyqi të pafajshmin e bën figurë botërore, të fajshmin e varros. Një ish-kryeministër që është i pafajshëm s’do e kishte këtu gjithë shtypin botëror. Gjykata ka prova, nëse ia rrëzon provat është figurë e madhe. Mbrojtja publike që i bën vetes është e dobët sepse nuk shkon të japë mendimin e vetë për provat”, tha Ngjela, ndërsa shtoi se nuk mund të arrestohet sepse është në moshë të thyer.

Në lidhje me pyetjen se nëse SPAK do ta lërë vendin pa opozitë me hetimet që ka nisur, avokati u shpreh: “Po të jesh në opozitë, bën krime dhe ikën në burg. E dini sa kryeministra që kanë qenë kryetarë partish dhe kanë përfunduar në burg. Procesi penal në politikë është si gripi. Shikoni perëndimin. Vend perëndimor do të thotë sa më shumë akuza. SPAK-u e ka në dorë luftën anti-korrupsion. Amerika ka treguar se SPAK-un e drejtojmë ne. Ata do të eliminojnë korrupsionin. Ku i gjetën këta pallate, fshatarët që i kanë lindur jua kanë dhënë”./m.j

Next Post
“Po hajde mor këtu, ç’rri atje”/ Rama batuta në distancë me Erion Baçen: Ka hallin e Juventusit

"Po hajde mor këtu, ç’rri atje"/ Rama batuta në distancë me Erion Baçen: Ka hallin e Juventusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com