• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Ligësia Hoxha është e njëjta gjë me ligësinë Berisha dhe Rama

by Java News
20/11/2017 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela ndersa analizon situatën politike në vend, risjell në vëmendje regjimin e egër komunist. Ngjela e nis mesazhin e tij në ‘Facebook’ me një pyetje; nëse ka ardhur koha që shqiptarët të shkëputën nga ligësia e diktatorit Enver Hoxha.

MESAZHI I NGJELËS
A ka ardhur koha të themi se ne shqiptarët kemi shpëtuar nga ligësia Hoxha?
Shqipëria në shtatëdhjetë vjet kaloi nga ligësia tragjike Hoxha, në ligësinë dramatike Berisha, dhe, që është përqendruar tani te ligësia qesharake Rama. Shqiptarët e Shqipërisë, prej më se shtatëdhjetë vjetësh, kanë qenë sunduar nga ligësia Hoxha, sepse nde ajo po i drejton edhe sot. Por tani ajo është në fundin e saj.
l.
Kur para 20 vjetësh; e studiova fenomenin e ligësisë njerëzore sipas konceptit të Martin Luterit, dhe e konceptova saktë ligësinë Hoxha në Shqipëri, sigurisht që e konstatova se ajo ishte prezente edhe gjatë viteve 90′.
Mendimi ishte se atë ligësi do ta vuanin gjatë, të gjithë shqiptarët. Por, çfarë është ligësia Hoxha dhe pse po vijon kaq gjatë?
Ligësia Hoxha është e njëjta gjë edhe me ligësinë Berisha, edhe me ligësinë Rama që kemi ende prezente, dhe disa muaj akoma, derisa ligësia Hoxha të rroposet me gjithë këta të dy, që sigurisht se janë shtojca të gjalla të ligësisë Hoxha.
Të dy këto shtojca nuk janë gjë tjetër veçse pasqyrë e dëshirës së shfrenuar për pushtet, që, brenda ligësisë, abuzojnë me interesin kombëtar. Çdo lider politik që për interes të pushtet të vet shkel mbi interesin kombëtar, priret nga një ligësi e brendshme që ka lidhje me patologjinë e tij për pushtet. Liderë të tillë nuk kanë lidhje me demokracinë.
ll.
Pushtimi i shoqërisë shqiptare nga ligësia Hoxha ka qenë një gjëmë në historinë kombëtare të Shqipërisë. Ajo shkurt mund të përmblidhet në këta elementë:
Sëmundje e çmendurisë së një individi skizofrenik, që të gjithë shtypjen e personalitetit të tij kërkon ta kompensojë me shtypjen dhe vuajtjen reale, fizike dhe shpirtërore, të shoqërisë që sundon.
Pushtet absolut skizofrenik i prirur nga një urrejtje kundër qytetërimit dhe vetë njeriut.
Adhurim me pasion i vrasjes së të tjerëve, sidomos të çdo individi kundërshtues.
Impuls hakmarrës kundrejt gjithkujt që i duket më i ditur se vetja.
Pushtet të izoluar drejt një sundimi absolut.
Kënaqësi për të vrarë bashkëpunëtorët, si frikë se këta mund të jetojnë edhe pas vdekjes së tij.
III.
Edhe ligësia e sotme në Shqipëri i ka këto cilësi patologjike, pavarësisht se jo të gjitha njëherësh, sepse, edhe pse rrjedh direkt nga ligësia Hoxha, kjo është më e butë se ajo.
Edhe ligësia Rama edhe ligësia Berisha e ka impulsin e hakmarrjes kundrejt gjithëkujt që i duket me i ditur se vetja.
Edhe ligësia e sotme, Rama-Berisha, e ka cilësinë e ligësisë Hoxha si pushtet të izoluar drejt një sundimi absolut.
Edhe ligësia e sotme Berisha – Rama e ka si prirje një urretje drejt demokracisë si qytetrim.
Duke u nisur nga këto tipare të përbashkëta me ligësinë Hoxha, ligësia Rama – Berisha provon se është rrjedhojë direkte e ligësisë Hoxha.
IV.
Po, si shpjegohet që ne shqiptaret nuk patëm mundësi që, edhe në njëzet e shtatë vjet pas ligësisë Hoxha, të mund të shpëtonim nga ligësia Hoxha? Sigurisht që përgjigja e kësaj pyetjeje kërkon studim të veçantë psikologjik, por ajo që mund të themi në këto momente është arsyeja e mjaftueshme për ta pranuar se, çdo shoqëri që kalon nga tipi i ligësisë Hoxha për një periudhë 45 vjeçare, nuk e ka aq të lehtë për të zgjedhur liderë të paprekur nga patologjia skizofrenike për pushtet.
Edhe shqiptarët nuk mund të dilnin dot me shumë lehtësi nga ligësia patologjike Hoxha, sepse ajo kishte pushtur të gjithë spektrin shoqëror të mendimit; kishte ndërkallur frikën tërsore të shoqërisë për ekzistencën e saj, sepse regjimi politik Hoxha, në 45 vjet, ishte ithtar i madh i vdekjes dhe presekurcionit. Megjithatë, duke e konsideruar ligësinë Berisha dhe Rama si korolar të ligësisë Hoxha, mund të themi se 27 vjet kanë qenë shumë për të duruar ligësi të tilla.
Po, tani erdhi fundi.
Reforma në Drejtësi, ashtu sikurse është strukturuar në kushtetutë dhe në të gjithë reflektimet e të gjithë ligjeve të tjera, është kura me cilësore për eliminim e ligësisë Hoxha në Shqipëri, nëpërmjet: moralitet të qeverisjes, drejtësisë shoqërore, luftës kundër krimit, antrikorrupsionit, dhe, ngritjes së intelektit shoqëror demokratik mes reformës integrale në arsim.

ma.me

Next Post
Policia malazeze kthen 100 shtetas shqiptarë në Muriqan

Prej 8 ditësh e zhdukur, 20-vjeçarja ndalohet në Muriqan, pse u largua nga banesa...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com