• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Ja lëvizja që duhet të bëjë Basha për të fundosur Sali Berishën

by A R
17/03/2022 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur, Spartak Ngjela komentoi dje në një dalje televizive përplasjet në Partinë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa bërë një deklaratë të fortë në lidhje me një kandidimit të mundshëm të Berishës për kreun e PD-së, ku sipas tij kjo gjë ka pak mundësi të ndodhë për shkak të procedurës. Ngjela zbulon se Berisha nuk mund të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike, sepse nuk është anëtarë i saj, ku ishte Basha që e përjashtoi atë pas protestës së dhunshme të 8 janarit.

“Kush ka procedurën fiton. Saliu nuk ka procedurën. Dorëheqja e Bashës është procedura. Të tjerat janë llafe. Është domosdoshmëri se e kërkon politika. Basha po të donte nuk hynte në zgjedhje se e kishte argumentin moral. Në 2019 nuk hyri në zgjedhje dhe për këtë se detyronte njeri. Përderisa hyri, ky është test. Të japë dorëheqjen dhe më pas ka të drejtë të kandidojë, për të parë nëse i kanë rënë aksionet. Pastaj ka dhe evolucione. Ja si zgjidhet kjo në shtete demokratike. Duhet ti provosh aksionet nëse kanë rënë apo jo. Po fitove provon se nuk të kanë rënë aksionet. Por kur del tjetër, s’ka më Sali. Ai është i përjashtuar nga PD. Nuk kandidon dot Berisha, pasi nuk është anëtar partie. Ka rregulla procedurale. Çështja zgjidhet me dorëheqjen e Bashës dhe të bëhen zgjedhje në PD. Berisha nuk kandidon dot më për kryetar të PD, se nuk është anëtar. Këtë e ka Basha si detyrim demokratik. Zgjedhja për kryetar do të bëhet te kongresi i tyre jo te i Saliut. Kjo do të shëronte situatën djathtas. Kryetari i ri që do të dalë atje merr forcë të re dhe Saliu sfumohet deri në fund. “Saliu është non-grata në Amerikë. Kështu shpëton PD, të gjithë rrugët e tjera janë kot. Ky pse nuk e jep dorëheqjen? Se di! Në momentin kur Basha jep dorëheqje, bie Saliu se nuk hyn dot aty. Nëse këta veprojnë kështu, edhe Basha bën testin dhe e sheh nëse e pranon apo jo, mund të forcohet apo dobësohet. E eliminon këtë me aktin e vetë, këtë pikëpyetje që mori me rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit. A do japë apo jo dorëheqjen, se dimë!”, deklaroi avokati.

Ja si Basha do djegë Berishën

Më tej avokat Ngjela kanë dhënë edhe mendimin e tij sesi Lulzim Basha mund të djegë shanset që Berisha të rikthehet në krye të Partisë Demokratike. Sipas tij një dorëheqje e Bashës bën të pamundur që ish-kryeministri të futet përsëri në PD, sepse Berisha nuk është më anëtar i PD-së. Gjithashtu avokati theksoi se Berishën nuk e pranon organi më i lartë i PD, grupi parlamentar. “Grupi Parlamentar i PD nuk e pranon Berishën. Berisha është përjashtuar nga PD. Rregullat janë të qarta. Pasi të dorëhiqet Basha dhe të bëjnë Kongres. Unë di që ai nuk është anëtar i PD. Po dha dorëheqjen Basha dhe bëhen zgjedhje, Berisha sfumohet. Ka vetëm një zgjidhje, dorëheqja e Bashës. PD të shkojë në zgjedhje. Ai është përjashtuar me Kongres. Do ta pranojnë apo jo nuk e di. Nuk janë aq budallenj sat ë fusin këtë që s’është anëtar. Nuk ka bashkim të PD. PD është e bashkuar. Ata të tjerët nuk kanë krijuar ndonjë parti. Janë dy nënkryetarë që janë dorëhequr, politikisht kanë hyrë në gare dhe asnjëri prej tyre nuk flet për Saliun”, tha avokati i njohur Spartak Ngjela ditën e djeshme në një dalje televizive.

/a.r

Next Post
Mbante “Kutinë e Babagjyshit”, dalin përgjimet e Elsa Lilës: Nuk më kontrollon njeri nga shteti, kam marrëdhënie…

Mbante "Kutinë e Babagjyshit", dalin përgjimet e Elsa Lilës: Nuk më kontrollon njeri nga shteti, kam marrëdhënie...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

Netanyahu: Nuk do të ndalemi derisa të eliminohet kërcënimi pas vrasjes së zyrtarëve iranianë

April 6, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

Rritja e çmimit të karburanteve shtrenjton me 200 lekë biletën e autobusëve Korçë-Tiranë

April 6, 2026
Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

Lufta me Iranin, Trump ashpërson tonet ndaj gazetarëve: Dorëzoni burimet ose shkoni në burg

April 6, 2026
Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

Berisha nga “Foltorja”: Rama mashtron për naftën, kemi barrën fiskale më të lartë

April 6, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Maqedonia pa shqiptarët nuk është shtet, është rrezik

April 6, 2026
Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

Izraeli sulmon shkollën në Gaza, të paktën 10 të vdekur

April 6, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In