• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbante “Kutinë e Babagjyshit”, dalin përgjimet e Elsa Lilës: Nuk më kontrollon njeri nga shteti, kam marrëdhënie…

by A R
17/03/2022 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohen përgjimet e para ndaj këngëtares Elsa Lila të ndaluar dje nga policia në Itali e dyshuar si e implikuar në një rrjet të trafikut të drogës.

Corriere Della Sera i ka kushtuar një shkrim të gjatë arrestimit të këngëtares shqiptare, duke dhënë detaje rreth mënyrës si funksiononte grupi i trafikut të drogës.

Ishte ajo që mbante “Kutinë e Babagjyshit”. Një arkë e fshehur ku kishte para dhe fatura nga banda e trafikantëve. Nga “këngëtarja më e famshme e shekullit në Shqipëri” në vitin 1999 në dy pjesëmarrje në Sanremo (2003 dhe 2007) deri te arrestimi .

Kjo është historia e Elsa Lilës, tani e ndaluar në Rebibbia. Dyzet e një vjeçe, me origjinë nga Tirana, vajza e muzikantëve të njohur, studente në Romë, yll i popit dhe tashmë në burg. Agjentët e Skuadrës Mobile, të koordinuar nga magjistratët e Drejtorisë Antimafia të Qarkut, e shoqëruan mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e saj në San Lorenzo. Këngëtares shqiptare pritet që ti komunikohet masa e sigurisë në ditët e ardhshme.

Tetë persona të tjerë përfunduan në qeli, dhe tre të tjerë, mes të cilëve kreu i bandës shqiptare, Arindi Boci, i njohur si “Rindi”, janë të arratisur. Për hetuesit Lila ishte kontabilistja e grupit.

Tani për tani nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me drogën, e cila u gjet në disa dhoma në Acilia dhe të fshehura në një garazh në Torreveçhia dhe një tjetër në Casal Bernoçhi, si dhe në një apartament në via Stresa.

Por pavarësisht kësaj, gjyqtari e konsideron Elsa Lilën plotësisht “pjesëmarrëse në organizatë” dhe “person të besuar” të Bocit, të cilit i ofroi shtëpinë e saj në verën e 2019 për t’u fshehur nga policia.

“Shko, shko atje, ndërro vend”, mësohet ti ketë thënë Lila trafikantit. Gjatë bisedës së zbardhur nga përgjimet, Lila më shumë se policisë i frikësohej hajdutëve, pasi mund ti vidhnin kasafortën e parave, që dyshohet se ishin produkt i trafikur të drogës.

Grupi përdorte celularë të koduar për të mos u përgjjuar. Numri i personave të përfshirë dyshohet se ka qenë më i lartë, pasi në një dëshmi të personave të përfshirë thuhet se: “Nëse ‘kutia’ hapet, do duhet të bëjnë një burg të ri në Romë!”.

Dhe pikërisht për policinë dhe për mundësinë e ryshfeteve, këngëtarja i ka të qarta idetë: “Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera”.

Në një rast “më dhanë një gjobë por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin”. Sepse këtu “si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten kaq shumë”.

Nëse koka e grupit është ende në kërkim, veç Lilës në pranga ka përfunduar edhe boksieri Petrit Bardhi i njohur si “Titi”, 47 vjeç, i cili dhe më parë ka rënë në prangat e policisë italiane, për të njëjtën akzuë të trafikimit të lëndëve narkotike.

/a.r

Next Post
Takimi me Lukashenkon/ Putin ofron shpresë: Ndryshime pozitive në negociatat me Ukrainën

Sëmundja e Putinit. Psikologu shpreh një diagnozë specifike dhe shpjegon ç’duhet bërë me të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

October 1, 2026
Elbasani ‘fole’ prostitucioni, rritet numri i grave që vijnë nga Spanja e Kolumbia

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze! Merrnin apartamente e banesa me qira ditore

October 1, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Jo një proces formal”- Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të jenë pjesë e ligjbërjes dhe negociatave me BE-në

October 1, 2026
Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

October 1, 2026
Marco Rubio: SHBA-të janë të hapura për bisedime me Iranin në OKB -

Sekretari Rubio urdhëroi delegacionin iranian të largohet nga SHBA pas bllokimit të bisedimeve

October 1, 2026
Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

October 1, 2026
Liga e Kombeve/ Përballja me Finlandën, UEFA zgjedh një irlandez për të gjykuar kuqezinjtë!

Liga e Kombeve/ Përballja me Finlandën, UEFA zgjedh një irlandez për të gjykuar kuqezinjtë!

October 1, 2026
Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë! (VIDEO)

Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë! (VIDEO)

October 1, 2026
VIDEO/ Kukës, përfshihet nga flakët kurora e pishave pranë gjimnazit të qytetit

VIDEO/ Kukës, përfshihet nga flakët kurora e pishave pranë gjimnazit të qytetit

October 1, 2026
I vuri flakën tokave të fshatit në Memaliaj, arrestohet në flagrancë piromani 76-vjeçar!

I vuri flakën tokave të fshatit në Memaliaj, arrestohet në flagrancë piromani 76-vjeçar!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com