• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela: Ikja e LSI nga koalicioni, PS rritet me 7% krahasuar me zgjedhjet 2013

by Java News
19/01/2017 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet e qershorit po trokasin dhe dy partitë e mëdha janë në kërkim të aleancave sa më të gjera. Por ku të jetë LSI në këto zgjedhje? A do të vazhdojë koalicionin me PS, do të dalë e vetme apo do të lëvizë në krahun tjetër?

Në lidhje me këtë, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi dhe avokati i njohur, Spartak Ngjela dha një mendim në Top Story-n e kësaj të enjte. Ai përjashton mundësinë që PS dhe LSI të dalin bashkë në koalicion në qershor.

“LSI nuk ka asnjë mundësi që të bëjë koalicion me PS. Shenjat janë që nuk mund të ketë më koalicion. Nuk besoj që të kemi një koalicion PS-LSI”, thotë ai.

Avokati mendon se PDIU krijoi një ekuilibër të ri brenda aleancës.

“Nuk lejoi që të krijohej krizë brenda mazhorancës. Ka ndihmuar në shumë probleme. I hoqi forcën politike Metës, që i ra në funksion të reformës në drejtësi”, deklaroi Ngjela.

Sipas Ngjelës, nga largimi i LSI-së, PS dhe koalicioni do të rritej me të paktën 7 përqind në krahasim me 2013-n.

“Jam i bindur që minimumi që PS dhe koalicioni në 2013 ka humbur rreth 7 përqind ngaqë ka afruar Metën”, u shpreh ai.

Ngjela tha se në këto zgjedhje Kryeministri Rama do të përballet me shumë kundërshtarë, edhe brenda mazhorancës.

“Nuk është vetëm opozita kundërshtare e tij. Ka edhe kundërshtarë të tjerë”, deklaroi ai.

Next Post
Obama tërhiqet dhe e pranon sulmin kibernetik rus

LETRA/ Obama: "Ne" është fjala jonë më e fuqishme në Amerikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com