• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela i kthehet Berishës: Prishe kontratën me mua, në Angli të vrasin!

by A R
29/05/2022 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, foli në emisionin “Fit Station” të gazetares Çenkuela Hasa, në News24, për profesionin e tij si avokat dhe angazhimin e tij në politikë, me Partinë Demokratike.

Mes të tjerash, Ngjela rrëfeu edhe shkëputjen politike nga Sali Berisha, duke thënë se ky i fundit shkeli kontratën.

Duke e quajtur joligjore lëvizjen aktuale të Berishës dhe rikthimin e tij në krye të PD, avokat Ngjeka tha se nuk do të pranonte të bëhej pjesë e kësaj partie, nëse do të kishte ftesë, me këtë staf dhe psikologji politike që ka.

“Në kohën e komunizmit e lashtë profesionin. Isha avokat me zyrë juridike dhe e mbuloja unë në Vlorë, vetëm, një avokat, por e lashtë, sepse kisha dhënë provim dhe për historinë dhe vajta punonjës shkencor në Instituin e Histosisë. Ishta historian i madh unë, por u tërhoqa se më ndodhi goditja penale e komunizmit. U tërhoqa dhe vajta sërish në profesionin tim. Profesioni im nuk ka nevojë që të më investojnë, që të shkruaj një libër historie. Këtu e ke investimin, sepse ke profesionin, profesioni paguhet me orë. Që në 1991 fillova avokatinë moderne, me këtë pagesën kështu. Që atëherë kam zyrën time”, tha Ngjela.

E mban angazhimin me PD?
Jo, u prisha me Saliun, më shkeli kontratën. Politika është kontratë, unë nuk isha në parti të Saliut. Pse mos më dinit vartës? Kisha bërë marrëveshje, doja pozicion politik, kur fitova. Lëre se nuk fitonin dot pa mua, se ata nuk e mundnin dot atë ministrin e Transportit, që munda unë, por prishën kontratën. Prishën kontratën, ka marrë fund loja. Në Angli të vrasin, po të prishësh kontratën. Ku prishet kontrata.

Cili është mendimi juaj për opozitën?
Është e dobët. Kjo lloj opozite, që po bën Saliu, nuk i mund dot socialistët. Të mundësh socialistët, të del shpirti. Unë e di c’kam hequr në 2005, por edhe në 2003. Ata janë të përçarë,s epse nuk luajnë me interesin që të fitojë partia, por që të fitojë Saliu, sepse është ‘non grata’. Ai mendon se po të marrë partinë, do të heqë ‘non grata’, por kjo nuk ndodh, në asnjë mënyrë. ‘Non grata’ është akt juridic, që goditet në gjykatë, Në Gjykatë Federale Amerikane, por ai nuk e goditi, dhe ai ka marrë formën e prerë sot. Ai gabohet, ku cajnë kokë amerikanët se ke marrë ti një parti me 12 mijë veta. A jeni në vete a jo. Po ke bërë krime, që ata I konsiderojnë të rrezishme, ata do ta cojnë deri në fund. Merr dhjetë parti po të duash.

Po zgjedhja e Berishës si kryetar i PD…
Nuk është zgjedhur akoma, ligjërisht nuk është kryetar. Saliu nuk di fare cfarë është ligji. Që të quhet parti ligjore, duhet ta njohë një gjykatë. Ta njohë si person juridik. Ky as e ka ditur këtë fare, vajti bëri një lëvizje, por nuk ka asnjë vlerë ligjore. Ata që ka me vete nuk kuptojnë gjë fare. S’ka vlerë fare. Pa një vendim gjykate, ti s’je parti. Kjo që ka Alibeaj është PD, ai është Këshilli Kombëtar, ajo është Kryesia, tjerat nuk i njeh ligji.

A do bëheshit sërish pjesë e PD, nëse do ju bëhej ftesë?
Jo, nuk do pranoja. Politika është në lëvizje, por me këtë staf dhe këtë psikologji politike që kanë ata, nuk do bëhesha.

/a.r

Next Post
Rrëzohet pema, bllokohet një anë e aksit Korçë-Pogradec

Rrëzohet pema, bllokohet një anë e aksit Korçë-Pogradec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

August 20, 2026
Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

August 20, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nuk është vetëm Ols Dado pa magistraturë…

August 20, 2026
“Mos më lini vetëm”| Pas 2 vitesh, Izraeli nis hetimet për vrasjen e vogëlushes palestineze

“Mos më lini vetëm”| Pas 2 vitesh, Izraeli nis hetimet për vrasjen e vogëlushes palestineze

August 20, 2026
“Nuk hapim dot dritaret” , plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15, banorët ngrihen në protestë

“Nuk hapim dot dritaret” , plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15, banorët ngrihen në protestë

August 20, 2026
Zjarret/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive, flakët mbajnë në alarm disa zona të vendit

Zjarri nga Puka përhapet në Mirditë, aktive dy vatra në Kaçinar dhe Përlat

August 20, 2026
Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

August 20, 2026
Territorialja/ Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit, PS braktisin mbledhjen, qytetari sulmon kryetarin (VIDEO)

Territorialja/ Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit, PS braktisin mbledhjen, qytetari sulmon kryetarin (VIDEO)

August 20, 2026
“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

August 20, 2026
Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com