• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjela flet me bindje: Presidenti ka hyrë në listën e zezë të ndërkombëtarëve

by A R
04/12/2019 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat Spartak Ngjela shprehet se ndërkombëtarët nuk do të lejojnë që mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta të ketë pazare. Dje komisioni hetimor shtyu dhe me 4 muaj afatet dhe pati akuza nga opozita se po bëhen pazare në prapaskenë. Por për avokatin në mes janë ndërkombëtarët dhe ata nuk do të lejojnë asnjë pakt mes qeverisë dhe presidentit.

Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela shtoi se Meta ka hyrë në listën e zezë të ndërkombëtarëve, duke theksuar se SHBA është në mbështetje të integrimit të vendit drejt BE.

“Fakti që mazhoranca i ka shtuar edhe një akuzë tjetër presidentit nuk mendohet se mund të ketë pazar. Afati do të shtyhet domosdoshmërish sepse do të hetohet shkelja e re. Ajo kërkon një kohë që duhet të merret juridikisht komisioni hetimor. Pjesa e dytë për të pasur një pazar mes njërit dhe tjetrit, ekziston si mundësi. Tek dëmet e mëdha që janë bërë sidomos në Durrës, Meta është i implikuar me klientët e tij, por edhe Rama është i implikuar me klientët e vet për lejet e ndërtimit. Nëse këto mundësi vijnë dhe konvergojnë në një pikë atje fillon pazari. Nëse këto mundësi nuk konvergojnë në një pikë, atëherë do të vazhdojë akuza. Por ndërkombëtarët nuk mund t’ia falin Metës shkeljet e mëdha që ka bërë këtu. Jemi nën mbikëqyrjen e Perëndimit dhe politika amerikane është një mbështetëse e madhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. SHBA kërkon që vendi të plotësojë kushtet e vendosura nga BE”, u shpreh Ngjela.

Hetimet

Më tej, avokati deklaroi se shkeljet kushtetuese të Metës çojnë vendin drejt destabilizimit, duke shtuar se veprimet e tij vijnë nga frika e SPAK dhe sipas tij, jo nga ndonjë humbje ekuilibri mendor. Në reagimin e tij, Ngjela tha se ndërkombëtarët e kanë vulosur fatin e Metës dhe ai nuk mund të jetë më në postin e presidentit. “Fakti që këto kushte nuk janë plotësuar ne kemi ngelur këtu ku jemi. Edhe në këtë rast ka ndodhur diçka, është një gjendje e rëndë e cila është pasojë korruptive. Pra nëse do të ketë pazare ose jo ka të bëjë me hetimin. Nëse hetimi ecën drejt asgjësimit të provave siç po ndodh tani gjithçka mund të ndodhë. Ndërkombëtarët e kanë vendosur ta shkarkojnë sepse ka bërë shkelje të rënda dhe ka sulmuar ambasadorët. Nuk është humbje ekuilibri nga ndonjë sëmundje, por është humbje e ekuilibrit nga frika, por ka cenuar shumë edhe autoritetin e shtetit shqiptar. Nuk është ambasadori kur godet, por politika amerikane, por Meta këto i ka vënë për konsum të brendshëm dhe mendon se mund t’i trembë ata. Të gjitha këto mblidhen dhe konvergojnë në një pikë dhe del që Meta ka bërë dy shkelje të rënda të cilat të çonin drejt destabilizimit të Shqipërisë. Ai nuk mund të rrijë më president dhe ky është vendim ndërkombëtar”, u shpreh avokat Spartak Ngjela, në reagimin e tij për gazetën “SOT”. Më tej, avokati deklaroi se SPAK do të nisë punën shumë shpejt dhe Meta nuk mund të bllokojëngritjen e këtij institucioni.

Sipas Ngjelës, nëse Meta refuzon që të bëjnë betimin, ata mund të betohen edhe në një noter dhe këtë të drejtë ia jep Kushtetuta. “Meta nuk ma ha mendja të bëjë këtë budallëk sepse e ka një plus në rëndesën e tij. Por SPAK do e fillojëpunën dhe betimi nuk është fare me rëndësi sepse mund ta bëjë edhe në një noter”, tha Ngjela.

/a.r

Next Post
“Pallatet e reja rezistuan”, Shoqata e Ndërtuesve: Duhet të ndryshojë legjislacioni

Braçe: Në ‘sitë’ shtesat mbi pallate, me apo pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In