Avokat Spartak Ngjela thotë se Sali Berisha po tenton të pengojë miratimin e reformës në drejtësi, pasi ambasadori amerikan, Donald Lu, i dha një mesazh të qartë.
“Kush ka futur duart në paratë e shqiptarëve dhe ka bashkëpunuar me krimin si Al Kapone, do të ndëshkohen,” tha Ngjela për gazetën Sot.
Sipas tij, reformës në drejtësi i frikësohen thuajse të gjithë politikanët.
“Ata të gjithë, pak a shumë janë të implikuar. Ka disa nga ata që humbën para të madhe në Qipro ka të tjerë që ua ka interceptuar FBI paratë ku i kanë. Do t’i dorëzojnë. E vetmja shpresë e tyre është që ata duan destabilizimin e Shqipërisë, por nuk do t’ia arrijnë dot”.