Ngjela: Dyshja Rama-Meta s’e ka jetën të gjatë
Spartak Ngjela mendon se e ardhmja e dyshes Rama-Meta është në pikepyetje. Ai mendon gjithashtu se kryeministri është gjithashtu i paaftë të drejtojë qeverinë, të cilën e sheh si nje trupë që s’i ka përmbushur misionin dhe premtimet e saj. Duke folur për gazetën “Sot” mbi zhvillimet e fundit politike në vend, avokat Spartak Ngjela shprehet se sipas tij, koalicioni i majtë nuk do të ketë jetë te gjatë për shkak të disa faktorëve. Ndër to më kryesori është, sipas tij, përplasja për ndarjen e pushtetit. Ngjela bën përgjegjës direkt kryeministrin, të cilin e kritikon për paaftësi politike dhe menaxheriale.
Ndërkaq, ai thotë se edhe koalicioni ka vështiresi të funksionojë, për shkak të mosmarrëveshjeve të herëpashershme mes PS dhe LSI. marredhëniet e këtyre dy forcave politike kanë bllokuar reformat më të rëndësishme në vend. “Koalicioni është pa të ardhme. PS-LSI është një koalicion pa vlerë, pasi janë bllokuar reformat dhe nuk ka pasur barazi politike, që në momentet e nisjes. LSI i ka marrë PS ministri të rëndësishme si atë të Transporteve, Bujqësisë, etj. Ky është një koalicion me fund të shpejtë. Në këto kushte, PS është e rrezikuar në 2017. Pse nuk e ka zgjidhur Rama këtë? Është paaftësi politike. Rama nuk është politikan. Të shohim çdo bëjë më vonë”, u shpreh Ngjela.









