Spartak Ngjela mendon se Ben Blushi ka si qëllim të marrë Partinë Socialiste, duke pasur edhe një grup mbështetës nga pas. Kjo është arsyeja pse Rama nuk bën zgjedhje në parti, thotë Ngjela për gazetën Sot.
“Fakti që Rama ka frikë të bëjë zgjedhje për kryetar partie, shenjat janë se Blushi dhe ekipi i tij duhet të jenë të fortë”.
Për mbështetjen që mund të ketë Blushi brenda partisë, Ngjela thotë se “nuk flitet ka apo nuk ka mbështetje, sepse Blushi vetë mund të jetë mbështetës për një tjetër person që ka mbështetje më shumë se Rama në PS”.