• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Ngjarjet që ‘trazuan’ Shqipërinë gjatë vitit që lamë pas

by A R
02/01/2019 20:32
Prokuroria dhe Policia e Shtetit ne deklaraten e perbashket pas operacionit "Vol-vo 4", ku u arrestuan edhe dy ish-deputete

Prokuroria dhe Policia e Shtetit ne deklaraten e perbashket pas operacionit "Vol-vo 4", ku u arrestuan edhe dy ish-deputete

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2018-ta ishte një vit i pasur me skandale dhe aksione të bujshme të policisë, ku nuk munguan si protagonistë edhe figura të rëndësishme të politikës, që janë akuzuar e përfshirë me grupe të fuqishme të botës së krimit të organizuar në Shqipëri.

Aksioni i parë ndodhi në ditët e fundit të muajit shkurt, ku u sekuestrua sasia rekord prej 613 kilogramësh kokainë në një kontenier, ku importi i bananeve nga Kolumbia shërbente si maskim. Personat që përfunduan në pranga ishin dy, shoferi dhe magazinieri i kompanisë “Arbri Garden”. Shqipëria ishte rrugë tranzite për drogën, që destinacion përfundimtar kishte tregun e BE-së, ku vlera e saj shkonte në 180 milionë euro. Pronari i kompanisë, Arbër Çekaj humbi gjurmët, për t’u arrestuar disa javë më vonë në Gjermani.

Ngjarja e dytë ndodhi në gjysmën e parë të muajit maj. Partia Demokratike publikoi një audiopërgjim, ku sipas saj provohej se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj kontrollonte rrugët e trafikut të drogës nga Vlora për në Itali. Kryeministri Rama e quajti sajesë të opozitës për të rrëzuar Qeverinë e tij. Agron Xhafaj u vetëdorëzua tek autoritetet italiane, ku vuan po vuan dënimin me burg të marrë 18 vite më parë, ndërsa Albert Veliu u kap në Kosovë në përpjekje për t’u arratisur në një nga vendet e BE.

Prokuroria shqiptare nisi hetimet. Audiopërgjimi iu dorëzua një laboratori anglez së bashku me mostra të zërit të Agron Xhafajt. Në përfundim, anglezët thanë se nuk mund të përcaktonin autenticitetin e videos për shkak të cilësisë së ulët të zërit.

Disa javë më vonë hetimet nxorrën në pah emrin e Alfred Alizotit. Sipas prokurorisë, ky i fundit ka bërë zërin e Agron Xhafajt në përgjimin e publikuar nga PD në këmbim të 200 mijë eurove të premtuara.

I përfshirë në çështje u lakua emri i deputetit demokrat, Ervin Salianji, si personi që u kishte premtuar paratë Veliut dhe Alizotit. Në një tjetër videopërgjim, Alizoti deklaroi fillimisht se audiopërgjimi ishte i rremë dhe më vonë se ishte kërcënuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për të dëshmuar që audiopërgjimi ishte i rremë.

Në muajin qershor, 3.4 mln euro u sekuestruan në portin e Durrësit. Paratë ishin fshehur në dy automjete që po hynin në Shqipëri për llogari të një koncesionari shitjesh automjetesh të përdorura. Aksioni ndodhi pak ditë pasi nga salla e Kuvendit, Lulzim Basha sinjalizoi se ndërkombëtarët kishin rënë në gjurmët e këtyre parave dhe akuzoi se porosia do të hynte në Shqipëri me garanci të Taulant Ballës për hesap të një grupi kriminal të fuqishëm në vend për trafikun e drogës. Balla mohoi akuzat dhe paditi Lulzim Bashën për shpifje në gjykatë.

Por u mbyllur ky rast në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit ndodhi diçka tjetër. Emiljano Nuhu, ish-oficer i Policisë Gjyqësore në stacionin policor të Fushë-Krujës dëshmon nga Zvicra se është kërcënuar nga kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla që të mbyllë hetimet për përdhunim ndaj Rexhep Rrajas, djali i deputetit socialist të zonës së Nikëlit, Rrahman Rraja.

Rexhep Rraja u akuzua nga Xhisiela Maloku, e cila në versionin fillestar të dëshmisë së saj e akuzonte atë për dhunë. Vajza ndryshoi dëshminë kur çështja u bë publike, megjithatë kjo nuk e shmangu arrestimin e djalit të deputetit të PS. Taulant Balla hodhi poshtë akuzat pretendimet e ish-oficerit Nuhu dhe të PD-së, ndërsa rasti në fjalë nxorri në pah apatinë e strukturave të policisë për të marrë dëshminë e Xhisiela Malokut, e cila kishte denoncuar 4 herë të tjera Rexhep Rrajan.

Në muajin tetor operacioni i Policisë së Shtetit “Vol-vo 4” çoi në pranga 34 persona në të gjithë vendin dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim. Epiqendra e goditjes ishte familja Avdylaj në Shijak. Përgjimet dyvjeçare të policisë dhe prokurorisë kishin grumbulluar prova të mjaftueshme për të vërtetuar se grupi kriminal i Shijakut drejtonte trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së edhe në bashkëpunim me grupet e tjera si Ndokajt në Lezhë dhe Bajrajt në Shkodër.

Mes të arrestuarve ishin edhe Arben Ndoka dhe Arben Çuko, dy ish-deputetë. Emri i Çukos kishte dalë gjatë përgjimeve të Avdylajve, ku këta të fundit i kishin kërkuar ndërhyrjen për të transferuar në një burg tjetër një të dënuar si vrasës me pagesë, që mbahej në burgun e Burrelit. Arben Ndoka nga ana tjetër përfundoi në pranga pasi “rastësisht” përgjimet ndaj Avdylajve zbuluan edhe një grup të mirëorganizuar falsifikatorësh të pronave në bregdetin e Lezhës, që drejtohej pikërisht nga ish-deputeti.

Dy ish-deputetët kërkuan që dosja ndaj tyre të gjykohej veçmas, por kërkesa u refuzuar nga gjykata. Megjithatë, ata u liruan nga burgu në mes të muajit nëntor.

Mes personave që dolën nga përgjimet ndaj Avdylajve ishe edhe Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit.

Gjatë një debati të nxehtë në emisionin “Opinion” Dako e pranoi këtë dhe me një gjuhë të shpenguar tha se nuk paragjykonte njeri gjatë fushatës për të marrë vota. “Mund të ma kalojë Edi Rama për mesazhe, por për të folur në telefon s’ka bir k*rve që flet më shumë se unë”, deklaronte ai.

Ndaj Dakos nuk është nisur asnjë hetim, ndërkohë që Fatmir Xhafaj u dorëhoq. Për opozitën, Fatmir Xhafaj nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Edi Rama për të mbrojtur kryebashkiakun e Durrësit.

Rasti i fundit i prodhuar nga 2018-ta ishte edhe më i bujshmi përsa u takon shumave të parave të përfshira në të. Në muajin shtator, ARRSH çeli garën për ndërtimin e tre loteve të Unazës së Madhe nga aksi i Pallatit me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja. Kompania “DH Albania” fitoi tenderin për ndërtimin e lotit 1, me një vlerë totale rreth 18 milionë euro.

Në të tre tenderat lindën dyshimet për zhvillimin e një gare fiktive me skemë të njëjtë dhe protagoniste në të gjitha rastet kompaninë “Vëllezërit Hysa”. Megjithëse u regjistrua në garën për të treja lotet, kjo kompani nuk paraqiti ofertë për asnjërin prej tyre. “Biba X” dhe “DH Albania” ishin të vetmet që paraqitën ofertë për lotin 1, “Salillari” për lotin 2 dhe “Victoria Invest” për lotin 3.

Në total ishin 40 milionë euro për ndërtimin e 2.34 kilometrave rrugë. ARRSH e justifikon shumën si kosto për mbikalimet dhe nënkalimet që janë pjesë e projektit. Skandali shpërtheu kur u zbulua se kompania “DH Albania” figuronte e regjistruar si degë e “Dunwell Haberman”. Vetë kjo e fundit ishte e regjistruar në shtetin e Delauerit në SHBA, i njohur si parajsë fiskale. Si të mos mjaftonin këto, një letërkëmbim nxorri në pah se kjo kompani kishte falsifikuar dokumentacionin dhe firmën e Sekretarit të Shtetit të Delauerit, duke u paraqitur në Shqipëri si kompani e themeluar në 1998 dhe me një forcë punëtore mbi 3500 vetë të specializuar në infrastrukturën rrugore dhe energjitike.

Në të vërtetë, kompania në fjalë ishte regjistuar në qershor të 2018, pra thuajse 3 muaj para hapjes së garës për tenderin e unazës, të cilin ajo e fitoi. Ky rast polli një tjetër, atë të interkonjeksionit Burrel-Peshkopi, me një vlerë prej 11 mln eurosh. “DH Albania” ishte shpallur fituese në këtë tender dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kishte derdhur 2.4 mln euro në arkat e kësaj kompanie, ose 20 për qind e vlerës së tenderit. Nga prokuroria dhe OST thonë se këto para janë kthyer mbrapsht pas anulimit të kontratës, por askush nuk jep një datë, faturë apo të dhënë konkrete se këto para janë kthyer vërtetë.

Për të dy rastet po hetohet nga ana e Prokurorisë, ndërkohë që Zëri i Amerikës hamendëson në një artikull të tijin se pas kompanisë fantazmë qëndron biznesmeni shqiptar, Bashkim Ulaj. Një tjetër shkelje është bërë edhe në lotin 3, të fituar nga kompania “Victoria Invest”. Kjo kompani u shpall fituese e tenderi me vlerë rreth 9.5 mln euro, ndërkohë që sipas vendimit nr.75 të Autoritetit të Prokurimeve Publike asaj i ishte ndaluar pjesëmarrja në koncesione për një vit, nga data 3 gusht 2018 deri më 3 gusht 2019.

Marrë me përshtatje nga ‘Gazeta Si’

Next Post
VIDEO / Fate Velaj i ndërton shtëpinë familjes me 5 anëtarë

VIDEO / Fate Velaj i ndërton shtëpinë familjes me 5 anëtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com