• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ngjarjet e vitit 96′, Apollon Baçe: Ja sesi një Shikas kanibal kafshoi dhe rrahu gazetarin

by Java News
27/05/2016 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish­-gazetari i “Deutche Welle” dhe akademiku Apollon Baçe, për herë të parë sjell një dëshmi të rrallë dhe të rëndë lidhur me ngjarjen e 28 majit të vitit 1996 kur politikanë, gazetarë vendas dhe të huaj u rrahën barbarisht nga policë civilë të forcave speciale dhe punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar gjatë një proteste në sheshin “Skënderbej”.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Baçe mes të tjerave dha detaje lidhur me rrahjen shtazarake të gazetarit të gazetës “Dita” Bardhok Lala, i cili sot pikërisht përshkak të asaj ngjarje nuk e ushtron më profesionin dhe është invalid.96

Baçe tregon: Tre punonjës të SHIK e rrëmbyen gazetarin Lala, e futën në një makinë dhe e qëllonin më ç’të mundin. Por duke qenë se autovetura ishte në ecje dhe hapësira e ngushtë nuk u lejonte taqëllonin më fort, një nga punonjësit e SHIK­ut nisi ta kafshojë gazetarin në pjesë të ndryshme të trupit.

Më pas e çuan nga kodrat e liqenit artificial të Tiranës dhe atje ushtruan dhunë shtazarake. E vunë në buzë të ujit dhe e qëllonin me të shtëna pistolete në mënyrë të tillë që plumbat ti kalonin afër për taterrorizuar sa më shumë. Pasi e dërrmuan nga të goditurat me shkelma e grushte dhe shkopinj gome dhe në fund e hodhën në ujë me mendimin që kishte vdekur. E gjeti një fshatar aty pranë dhe vetëm fati bëri që Bardhok Lala të mbijetojë.

Nuk e njoha kur e pashë në atë gjendje. Unë u tmerrova nga kjo ngjarje dhe duke qenë edhe drejtor I gazetës “Dita” takova urgjent presidentin Berisha. I tregova për ngjarjen dhe për këtë kanibal që shteti i asaj kohe kishte por nga biseda kuptova gjithçka kishte dalë jashtë kontrollit”.

Por sipas Baçes edhe më e rëndë ishte situata në Shqipëri për faktin se në drejtmin e strukturave të sigurisë kishte njerëz si Agim Shehu, zëvenmdësministër i Brendshëm dhe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“Për mua ky është njeriu më negative që ka pasur shteti shqiptar që nga rrëzimi I komunizmit. “Vetë Berisha më tregoi se në një bisedë me të Shehu i kishte kërkuar që të me eliminonte mua. Por ka qenë ndërhyrja e Berishës që më shpëtoi jetën. Ishte kohë që jeta dhe vdekja ishin më pranë se kurrë”.

Next Post

Studimi/ Ja çfarë ndodh në stomak nëse kapërdini çamçakëzin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

August 21, 2026
Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

August 21, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

August 21, 2026
Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

August 21, 2026
Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com