• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngjarjet e Shkodrës, dosja po hetohet si një e vetme nga Krimet e Rënda

by Java News
03/12/2018 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarjet kriminale të Shkodrës të ndodhura gjatë 2018 janë transferuar për t’u hetuar nga ky qytet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë. Janë krime që nga shpërthimi me lëndë plasëse në 13 janar 2018 me objektiv Lulzim Kullën deri tek zhdukja e dy personave.

Dy prokurorë të Krimeve të Rënda në kryeqytet po hetojnë dosjet e Shkodrës si një çështje e vetme, për shkak të dyshimeve se ngjarjet qe tronditet Shkodrën gjatë këtyre muajve kanë si fill lidhës shpërthimin me eksploziv në të cilin mbetën të plagosur 13 persona.

Si krim i rëndë po hetohet gjithashtu edhe vrasja e biznesmenit Mehdi Kavaja, e Fatbardh Licit dhe e ish-policit Boran Bercana dhe e partneres se tij Silvi Ndoci, por edhe biznesmenit Arjan Ferracaku.

Por ndërkohë Arta Marku ka transferuar dy prokurorët që po hetonin në Shkodër këto krime dhe që kishin firmosur urdhër kontrolle e shoqërime të shumta.

Albert Murcaj është transferuar nga detyra e zv/drejtuesit në seksionin e të miturve ndërsa prokurorja Esmeradla Ndoci është transferuar nga Shkodra në Pukë, në të njëjtën Prokurori ku Marku ka “internuar” me herët edhe prokuroren Sonila Muhametaj.

Por pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara të Prokurorisë deri tani të gjitha këto krime janë pa gjurmë autorësh, edhe pse dyshimet kryesore flasin për përplasje të grupeve kriminale me njëra-tjetrën.

Më herët aksioni policor “Oaz” dërgoi në paraburgim 11 persona të dyshuar si pjesë e grupit Bajri, kryesisht të implikuar ne gjobëvenie, pastrim parash, lotari te palejuara.

Mes të prangosurve është edhe kreu i grupit Enver Bajri.

Në valën e këtyre hetimeve Prokurori Blerim Tominaj i ka dërguar Spanjës letërporosi për t’i dorëzuar Shqipërisë Enver Bajrin. Por Enver Bajri kërkohet edhe nga Italia. TCH/a.meta

Next Post
Elbasani mbetet pa drita, shkak remonti i OSHEE

Elbasani mbetet pa drita, shkak remonti i OSHEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com