• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ngjarje kriminale apo aksidentale, çfarë fshihet pas braktisjes së velierës në Kavajë? Gazetari: U nis nga 9 Gushti…

by A R
12/09/2024 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Misteri i velierës në Karpen të Kavajës është një nga tematikat që është trajtuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I ftuar në emision, gazetari Merin Maçi ka dhënë më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

Maçi ka thënë se veliera dyshohet të jetë nisur prej datës 9 Gusht nga Bari dhe më pas ka vijuar me lëvizje të rregullt në brigjet e Kroacisë. Ajo që është vënë re nga GPS janë lëvizjet e çrregullta të mjetit lundrues që u konstatuan në plazhin e Karpenit. Deri më tani përjashtohet pista e një ngjarje kriminale apo e trafikimit të lëndëve narkotike.

Merin Maçi: Veliera është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare mëngjesin e 10 Shtatorit, por për shkak të motit të keq dhe me dallgë të detit në atë ditë është bërë ndërhyrja edhe me asistencën e Guardia di Finanzia dhe palës italiane vetëm mëngjesin e djeshëm ku në brendësi të saj janë gjetur dokumentet e mjetit, një leje drejtimi, e cila i përket 85-vjeçarit, Frank Rudiger me vendlindje në Lajpzig, një armë zjarri, municioni luftarak, një laptop dhe 2 aparatë celularë.

Blendi Fevziu: Sa kohë ka lunduar, është llogaritur?

Merin Maçi: Dyshohet të jetë nisur prej datës 9 Gusht nga pika ku tregon GPS, ka lëvizje të rregullt në drejtim të brigjeve të Kroacisë dhe ka një lëvizje të çrregullt ku më pas merr drejtimin për në plazhin e Karpenit në Spille. Dyshohet që kjo lëvizje sipas policisë të jetë shkaktuar nga moti i keq. Kjo dyshohet të ketë shkaktuar probleme dhe për vetë 85-vjeçarin, i cili sipas policisë mund të ketë dalë në ambientet e jashtme të velierës dhe në përpjekje për të rregulluar diçka, mund të ketë rënë në det. Nuk ka asnjë gjurmë të personit. Është kontaktuar me djalin e 85-vjeçarit. Nga komunikimet që ka pasur, kontakti i fundit ka qenë 1 ditë para se policia ta konstatonte atë në plazhin e Karpenit në Spille. Deri më tani përjashtohet pista e një ngjarje kriminale apo një tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike.

/a.r

Next Post
Karamuço: Kanë dalë dy video erotike të gocave të showbizit nga telefoni i një personi në kërkim

Bardhi akuzoi kreun e Policisë Shkodër, ‘trondit’ Karamuço: Ai është kërcënuar disa herë nga bandat! Dalja e përgjimeve do sjellë përplasje…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In